Letra paralajmëruese e Ina Kasimatit, që u nda nga jeta prej kancerit: Onkologjiku më ishte kthyer në tmerr

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati e cila u nda nga jeta më 23 mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit, e kisha paralajmëruar gjendjen në spitalin Onkologjik. Letra e cila është bërë virale tani, në një moment kur u zbulua skandali sesi mjekë dhe staf në spitalin Onkologjik bënin pazare me të sëmurët me kancer, zbulon me çfarë përballen pacientët që hyjnë në atë godinë.

LETRA E INA KASIMATIT (Gusht 2023)

Më vjen keq ta them , po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjeksia që duam.

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSUT.Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ja thash Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin.I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Joti .Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu.Asnjë përgjigje.Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysëm ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati , ju e keni marr ilacin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilacin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin.Pas tre vitesh ( dmth vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja cdo tre muaj dhe për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë.Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në rradhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diciturë në anglisht të një.firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postiva edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqëtësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor , apo analizat , ilacet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp!Në cilin vënd të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ opetohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë ?

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lelem: 28/06/2024 13:04

    Ka rene sistemi.Emerimet e drejtuesve injorante servile vetem se jane ushtare te bindur te Partise po prodhon degjenerim vjedhje fukarallek largim masiv te shqitareve shih censiusin

    Përgjigju
  • drejtesi popullore: 28/06/2024 12:48

    ikni o njerz nga ky vend , asgje ska ndryshuar thjesht po ndertojne pallate, beton rruge ,lulishte me bar sintetik per tju hedhe hire syve , po njerzit akoma po vuajne edhe me shume si ne kohen e saliut, ilir koktulit e xhagenjeve te tyre, dhe ky i gjati thjesht po i kalon nje penel boje nga siper per te mbuluar ndryshun qe ka zene kete vend , keta po pasurohen dite e me shume, thjeshte fjale e bukura , tv te panumerta duke i bere reklame hajduterve e krimineleve politikane e familjeve te tyre por asgje per ju o njerez

    Përgjigju
  • edi: 28/06/2024 09:57

    Olti, ti mos u revolto, nuk eshte faji i popullit por faji i drejtuesve Populli e ka nga halli kurse drejtuesit nga malli (perleket qe marrin ) Me ka qelluar njehere te Shefqet Ndroqi.Dergova vjehrren qe e kisha shtruar ne Kavaje. Atje i dhane nje kure per nja tre dite dhe e transferuan tek Sanatoriumi. gjeja e pare qe me tha shefja e pavionit ishte qe kura qe ka marre ne Kavaje ishte shume e mire por tek sanatoriumi nuk e kishin prandaj duhet te shkoja ta blija ne farmaci por jo ne nje farmaci dosido por tek nje me tende jeshile perpara, dhe me tha mos u merzit se do ta shperblejme ne gjera te tjera qe do kryesh megjithese asaj i takonin te gjitha falas.Me e çuditeshmja ishte se gruaja ime ( megjithese te gjitha ikishim blere me leke duke filluar nga çarçafet ) pyet infermieren nese duhet te qendronte dhe ajo ne spital. Pergjigja ishte e prere qe ti e sheh gjendjen,padiskutim qe duhet. U detyrov te revoltohem dhe i thash qe eshte detyra jote ti besh yzmet dhe per çudi doktorresha revoltohet por jo me mua por me gruan time duke i thene qe as ilaçet si kisha marre tek farmacia qe me kish thene. Nuk e di a ka me turp!

    Përgjigju
  • Iris: 28/06/2024 00:27

    Ju kujtohet ajo letra e hapur e nje shtetasi te huaj(nuk me kujtohet cfare ishte hollandez,belg,francez,o anglez) para pak vitesh qe u detyrua te kalonte neper Purgatorin e sist.tone shendetsor,dhe nuk behej fjale per reparte specifike,si i mesipermi,por per spital te pergjithshem?! Ju kujtohet si e pershkruante gjendjen e spitaleve dhe sherbimit? Ju kujtohet dhe pergjigjja e reagimi arrogant i ministrise,a drejtorise respektive? Nese jo,kontrolloni arkiven e /Shqiptares/.Por nje gje mund te them sikur kjo leter po aq fshikulluese e se ndjeres,do te ishte publikuar perpara se te plaste skandali i Onkologjikut,do te kishte fatin e leters se atij te huajit,edhe pse te dy u publikuan ne media dhe do te kishte marre po te njejten pergjigje e do te ishte harruar si letra e hapur e zoterise.

    Përgjigju
    • Vera: 28/06/2024 12:05

      Faktet qe permbahen ne letren e te ndjeres u provuan nga ky procedim penal i sapo ekspozuar me bomnasticet nga mafia ramiste. Si duket prodhoi efekt te kundert nga ce kishin menduar. Me te lexuar kete leter ku e ndjera deklaron se i eshte drejtuar Drejtorit, Ministrit e Kryeministrit por seicili e ne bashkepunim kuterbojne nga pasiviteti degjenerativ, nje prokuror normal ne nje vend normal do te ngrinte pa nje pa dy akuze. Po kush ta ngreje thuaj. Ata jane te mbaruar dhe qafetrashe nga e njejta doze korruptive qe deh perdite sistemin e personave te ligj nen Ramen.

  • Tot: 27/06/2024 21:45

    Gjithsesi, 10 milione turiste kishim vjet, me shume.do te kemi..

    Përgjigju
  • Olti: 27/06/2024 20:03

    Po pse o njerëz sot thërrisni Skandal.... Si kur kjo e "onkologji kur" është diçka e re!!! Diçka e pa besueshme. Kur të gjithë e dimë shumë se si është situata jo vetëm të onkologjike, por në çdo repart. Në çdo sektor administrative ke të bësh më korrupsioni me vjedhje. Sot po sillemi sikur na ra nga qielli. He se edhe kjo 3 dit dot zgjas, do harrohet. Një mendim personal: Nuk është faji i doktorit,policit, mësuesit o i cili do gjoft. Por është faji ynë që më arrogancë tonë nuk rrespektojm rregullat nuk kemi edukatën e duhur respektin e duhur, por futemi me arrogancë, me korrupsionin, pretendojmë që leku të na zhgjdh problemet. I kemi mësuar ne kta persona me lekë çdo ditë, çdo muaj,çdo vit deri sa situatë e tillë është bër "normale"

    Përgjigju
    • Justo: 28/06/2024 00:26

      E vertet. Do shtoj qe Peshku qelbet nga koka. Sa te jen ato te medhenjt atje, dhe populli dele ashtu do jet. Turp Turp Turp

  • joni: 27/06/2024 17:48

    KJO ZONJE GRUA U VRA NGA KETA MJEKE KRIMINELE,,ZOTI JU QERROFTE JU LE PA SY E VESHE...NE KA ZOT...

    Përgjigju
  • Maskarenjte: 27/06/2024 17:37

    I zente haku tend moj moter!

    Përgjigju
  • Zamira: 27/06/2024 16:56

    Cfare krimi.Rrenqethse

    Përgjigju
  • Tirane: 27/06/2024 16:28

    Se di po na kemi lyer tere pallatet me ngjyra e kete se gjen kund ne europe . Me vjen keq se nuk ke pase fatin me pase nje pune ne shtet qe te vjedhesh se kishe shpetuar. Nese ke punuar ndershshem ke pase dy rruge o me vdeke o me lene shqiperine.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 27/06/2024 16:16

    Kur do takohen keta me koleget e Erion Veliajt?

    Përgjigju
  • jeta nuk kthehet: 27/06/2024 15:35

    sa uluritese eshte kjo promemorie e nje njeriu qe tashme nuk eshte ne jete. askush nuk u ndje ne ate kohe se halli i kishte rene vetem te ndjeres. u kalua pa vemendje ketu perfshi dhe mua si qytetar. onkologjiku trajton semundje qe ne nje % te larte jane te pasherueshme dhe pikerisht ky eshte pavjoni dhe keta duhet te ishin dhe mjeket ku perkujdesja dhe humanizmi duhet te ishin par excellence, por fatkeqesisht pacientet ketu jane trajtuar me keq se nje kadaver qe perdoret per qellime mesimore. zgjidhja: hetim dhe ndershkimi i pergjegjesve ne nivel drejtues dhe kasapeve (alias mjeket)qe bejne pushime ne Maldive. se dyti marrja e masave urgjente e rregullimit te situates ku sherbimi ne aparatra, medikamentet te jene te disponueshme ne cdo moment si dhe te vetohen stafi i sherbimit shendetesor urgjente!!!!

    Përgjigju
  • Nina: 27/06/2024 15:22

    Kush ka shku jashte shteti e eshte kuruar nga kanceri ka shpëtuar,kush eshte kuru ne shqiperi ka vdek,Coju Enver prej varri e veje ne terezi kete shqiperi,se ka ketu ka plas hajnia

    Përgjigju
    • Or tej: 27/06/2024 18:41

      Enverin dhe gjithe monstrat qe na udheheqin keto 100 vitet e fundit i krijuam ne or teeeejjjjj

    • Axl: 27/06/2024 17:22

      Njerëzit e Enverit po të qeverisin o qurrash ...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër