Skandali të Onkologjiku/ KLSH zbuloi shkeljet për pajisjen e kobaltit, por s’kallëzoi në prokurori! Pritet të merren në pyetje inspektorët

Skandali të Onkologjiku/ KLSH zbuloi shkeljet për pajisjen e kobaltit, por s’kallëzoi në prokurori! Pritet të merren në pyetje inspektorët

Thellohet skandali i Onkologjikut dhe mosreagimit të institucioneve lidhur me pajisjen e kobaltit e cila u la nga viti 2021 jashtë çdo standardi në ambiente të papërshtatshme pavarësisht rrezikut real të jetës së shumë njerëzve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh dhe kryesisht edhe për rastin e aparatit te kobaltit qe nuk e kishte kallëzuar ne prokurori sipas ligjit.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se organi i akuzës u vendos në dijeni të raportit përmes një emisioni investigativ, në dhjetor të 2023 dhe prej kësaj kohe i kishte kërkuar raportin KLSH-së, por që nuk ishte dorëzuar apo adresuar në dyert e drejtësisë.

Prokuroria thotë se është detyruar ta sekuestrojë raportin në cilësinë e provës materiale, ku në këtë në të konstatohen problematikat e evidentuara. Burime pranë organit të akuzës thonë se do merren në pyetje inspektorët rreth motiveve se pse nuk e kanë kallëzuar shkeljen e rëndë.

Ndërkohë, hetimet lidhur me këtë çështje, pavarësisht se kishte më herët edhe referime të tjera, ka filluar kryesisht nga prokuroria ku pas finalizimit të operacionit të koduar “Rrugëtimi” nën fushën e ilaçeve kontrabandë ku u konstatuan disa barna spitalore, dhe administrimit të disa informacioneve në rrugë operative, u fillua hetimi nga prokurori “kryesisht” mbi një skemë të dyshuar abuzimi dhe që zgjati disa muaj ku u përdorën metoda speciale hetimi si proaktive ashtu dhe veprime të hapura.

Lidhur me operacioni rrugëtimi, kujtojmë se vitin e kaluar janë vënë në akuzë 18 shtetas. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2024 01:00

    Me siguri te ashtuquajturit /inspektore/ te KLSH do t'a gjejne /justifikimin/ sic e gjeten /ekspertet/ e Gerdecit qe thane nuk ishim te licensuar,nuk na kujtohet,jemi pleq;kurse keta te KLSH jam gati te ve bast,se kane per te thene, qe nuk jemi eksperte te fizikes berthamore e radiacionit!

    Përgjigju
  • emigranti: 27/06/2024 15:15

    Ne KLSH inspektoret jane pijanece dhe gjobaxhinj. Mos prisni ndonje gje nga ata.

    Përgjigju
  • anna: 27/06/2024 13:47

    edhe keta te klsh marrin rryshfete prandaj nuk i cojne ne prokurori rastet por vetem perfundojne INDICJE"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë