Skandali te Onkologjiku, qytetarët në protestë: Të dorëhiqet ministrja Koçiu

Qytetarët në Tiranë kanë dal sot në protestë, një ditë pas zbulimit të abuzimit me pacientët dhe me ilaçet nga disa mjekë, në Spitalin Onkologjik në QSUT.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, ndërsa ngrenë shqetësimin se në spitale ka mungesë të ilaçeve.

 “A ka njeri këtu që dinjiteti mos të jetë shkelur. A ka marr kush këtu shërbim falas shëndetësor. Ne nuk na mbledhur rast i paprecedentë, rasti i vetëm i dikujt që ka prapavijë kriminale, na ka mbledhur rrjeti i hajdutëve, nga kryeministria, ministria, spitali, deri te roja që të vjedh. Ka dy vite jashtë pune, që shqiptarët të bredhin dyerve të spitaleve private. Ju e dini se nëpër spitale mungojnë ilaçet. Kërkojmë dorëheqjen e Kociut, dorëheqje për zinxhirin drejtues të QSUT. Mjekët të punojnë vetëm në një sektor, jo të na bëjnë ping pong. Plotësimi i spitaleve me branat që mungojnë dhe sigurimi i mjekimeve të krimoterapisë, të klasifikohet vrasje me dashje mungesa e mjekimit në spitale, lënia e pacientëve pa mjekim. Heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për mjeket infermieret që me dashje u heqin pacientëve”, tha një protestues.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir paja: 27/06/2024 11:56

    duhen ndeshkuar me vote

    Përgjigju
  • poli: 27/06/2024 01:34

    ORE NJEREZ NUK E KUPTONI,,ATA PASUROHEN NE KURRIZ TE JETES TUAJ...ATA DOKTORET THONE NE PUSUROHEMI,,JU VDISNI,,S,'KA ASNJE PROBLEM..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në Francë, e djathta ekstreme shpreson të bëjë historinë

Nesër zgjedhjet në Francë, e djathta ekstreme shpreson të bëjë historinë