Skandali te COVID-2/ Pipero për Report Tv: S’na nderon, por as s’i njollos bluzat e bardha! Çfarë më ka lodhur më shumë në këto 10 muaj pandemi (VIDEO)

TIRANË- Skandali me sanitaren që u hoq si infermiere, për mjekun Pëllumb Pipero nuk nderon bluzat e bardha, por kurrsesi nuk e njollos këtë uniformë. “I shëmtuar dhe i neveritshëm”, janë këto fjalët që Pipero e përkufizon si rast në intervistën për Report Tv, për gazetaren Doris Sallaku, teksa thotë se drejtësia duhet të bëjë punën.

“Është një ngjarje që nuk na nderon, edhe pse është sanitare është bluzë e bardhë, por gjithsesi mbetet një rast i veçuar, i shëmtuar që duhet dënuar, i neveritshëm, mënyra sesi është sjellë si ka vepruar e mashtruar, le të shpresojmë që Prokuroria do të tregohet profesionale, ta hetojë çështjen, të shikojë nëse ka dhe implikime të tjera. Të jemi pjesë e qytetarit për ta denoncuar një rast i tillë. Besoj që është një rast i vetmuar, që nuk i njollos bluzat e bardha, bluzat e bardha nuk i ngjan asaj bluze që vetëm e bardë nuk quhet”, thotë ai.

Pipero është një ndër 4 personat e parë që bëri vaksinën anti-COVID, pas profesoreshë Najada Çomos, kryeministrit Edi Rama dhe mjekut Tritan Kalo. Ai thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim.

“Jam i qetë, nuk kam pasur shqetësime të rëndësishme i vetmi shqetësim është një dhimbje e lehtë te vendi i aplikimit, por kjo është normale, nuk kam pasur asnjë lloj shqetësimi, të paktën deri tani”, rrëfen Pipero.

Në 10 muaj përballë me COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero, një nga figurat më personifikuese të kësaj lufte, zbulon çfarë e ka lodhur më shumë.

“Një lodhje e madhe, është më shumë se kaq, se është një stres i madh, është më shumë se kaq, nuk na lodh vetëm komunikimi me pacientët, më shumë na lodh sinqerisht komunikimi përmes telefonit, se një pjesë e madhe e qytetarëve kërkojnë ndihmë në kushte shtëpie, dhe numri i tyre është relativisht i madh dhe është një lodhje e madhe dhe një stres më vete se duke mos e pasur pacientit ballë përballë, apo analizat në dorë ne komunikojmë virtualisht dhe ka një lloj pasigurie nga ana jonë”, tregon ai.

Sa i përket situatës së COVID në vendit tonë, ai thotë se gjendja paraqitet më e qetë.

“Situata është më e qetë, vëmë re se numri i shtrimeve, pavarësisht numrave që dalin pozitiv, është i vogël, por gjithsesi vazhdon të kemi raste të rënda dhe me probleme”, tha Pipero.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I semuri: 14/01/2021 18:08

    Na flet si i ndershem,sikur ky nuk merr para,populli e din se sa i ndershem je ,jo hajdut por super hajdut.

    Përgjigju
  • VISI: 14/01/2021 17:46

    PIPERO ESHTE ME HAJDUT SE HAJDUTET

    Përgjigju
  • Nuska: 14/01/2021 16:09

    Vereni Piperon te tregoje sa receta jep per ilacet te cilat duhet ti blesh atje ku te dergon Pipero doravete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë