Skandali/ Wizz Air lë 220 pasagjerë në Verona, eksperti i turizmit: Kam prerë biletë të re me shpenzimet e mia! Të tjerët mund të presin në aeroport deri të dielën

Eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni në një lidhje live për Report Tv foli mbi anulimin e fluturimeve nga Wizz Air. Ozunit i është anuluar fluturimi i djeshëm nga Bergamo për në Tiranë i kompanisë Wizz Air. Për emisionin Përballje me gazetaren Rovena Neziri, eksperti i turizmit tha se rreth 220 pasagjerë mbetën në aeroport duke u krijuar kaos.

Ozuni tha se ka prerë një tjetër biletë nga Bresecia për të ardhur në Tiranë dhe gjatë kohës që po fliste në Report Tv ishte ende rrugës për në aeroport. Gjithçka me shpenzimet individuale, bileta e re dhe udhëtimi nga Bergamo në aeroportin e Bresecia. Ndërkohë, ai thotë se në aeroport kishte shumë persona që do prisnin derisa kompania e Wizz Air t’u mundësonte një linjë tjetër për t’u kthyer në Tiranë dhe sipas Ozunit kjo mund të ndodhë jo më larg se dita e dielë.

“Rreth orës 11:23 duhej të kthehesha për Tiranë, u shty fluturimi dy herë por u anulua përfundimisht, duke lënë në Bergamo rreth 220 persona që do udhëtonim drejt Shqipërisë, shumë fëmijë e familje me fëmijë të vegjël. Kjo solli një kaos total në Bergamo. Po kthehem nga Bresecia, mënyrë e gjetur individualisht për të ardhur nga Verona në Tiranë. Na duhej të merrnin tren autobusë. Fluturimi ishte i programuar me Wizz Air, tani kemi marrë një biletë me shpresën që do udhëtojmë me Air Albania nga Verona drejt Tiranës.

Këto janë shpenzime individuale. Mendoni nëse një personi që i ndodh kjo gjë, të mos ketë mundësi për të paguar për hotel, biletën e avionit, mund të qëndrojë në aeroport me ditë të tëra. Kam parë dje persona që thonin do rimë në aeroport derisa Wizz Air t’i gjejë aeroport për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Kjo mund të ndodhë jo më shpejt se dita e dielë. Ai që kishte për të udhëtuar dje do duhet të kthehet pas 4 ditësh”, tha Ozuni për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Vonesa e anulim fluturimesh, eksperti: Autoriteti Civil t'i ushtrojë presion linjave ajrore, të marrë masa! Wizz Air keqpaguan dhe stërmundon stafin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë

VIDEO/ Zjarr në tarracën e një pallati te Komuna e Parisit në Tiranë