WizzAir vijon me skandalin, anulon 2 fluturime, shtyn 7 të tjera! Pasagjeri denoncon në Shqiptarja.com: Prej drekës në aeroportin e Napolit
Qytetarët duke pritur në aeroportin e Napolit
Kompania e fluturimeve Wizz Air vijon me skandalin e shtyrjes së udhëtimeve duke lënë qytetarët në mes të rrugës. Një pasagjer ka denoncuar në Shqiptarja.com se udhëtimi nga Napoli për në Tiranë është anuluar. Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Rinas, avioni duhej të kishte mbërritur në Tiranë në orën 15:00, por qytetari denoncon në Shqiptarja.com se fluturimi është anuluar dhe nuk u kanë dhënë asnjë shpjegim. Pasagjerët do duhet të kalojnë natën jashtë, ndërsa sipas qytetarit avioni do niset nesër në orën 08:00 të mëngjesit.
“Përshëndetje! Kemi që në orën 12 te drekës qe presim dhe s’na japin asnjë përgjigje jemi pa ujë dhe pa bukë. Na dhanë një biletë 5 euro për të ngrënë darkë. Niset nesër në 08:00”, denoncon qytetari në Shqiptarja.com.
Ndërkohë, ky nuk është fluturimi i vetëm që është anuluar nga Wizz Air. Një tjetër fluturim nga Verona-Itali rezulton në faqen e Rinasit se është anuluar, ndërsa avioni do duhej të mbërrinte në Tiranë në orën 00:30. Po ashtu 7 fluturime të tjera që duhej të mbërrinin në Tiranë janë shtyrë, konkretisht nga Rimini, Milano, Treviso, Munich, Karlsruhe Gjermani dhe Berlin. Qindra qytetarë kanë mbetur në mes të rrugës, ndërsa kjo është një situatë e përsëritur nga kompania Wizz Air.
Pavarësisht vonesave të herëpashershme, ndaj kompanisë Wizz Air nuk është marrë asnjë masë nga autoritetet vendase por qoftë edhe ato të mbërritjes. Udhëtarët shprehen gjithnjë të shqetësuar me shërbimet e kompanisë low cost, të cilat i cilësojnë shpesh skandaloze.
Në Aeroportin e Tiranës përgjatë vitit 2023 janë vonuar për më shumë se 3 orë 281 fluturime dhe 60% e vonesave janë të një kompanie të vetme Wizz Air Europë.
Fluturimet e shtyra
Rimini-Tiranë
Milano-Tiranë
Treviso-Tiranë
Munich-Tiranë
Athinë-Tiranë
Karlsruhe Gjermani-Tiranë
Berlin-Tiranë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
78.5%
-
Jo
17.2%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet ‘Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm
3 Dhjetor, 14:58
-
Basketboll/ Besëlidhja vendos diktatin te meshkujt, fiton ndeshjen e shtatë radhazi
3 Dhjetor, 14:44
-
Rehabilitohet blloku i banimit te zona e ‘Treshit’, Veliaj: Edhe në periferi investime si në qendër të Tiranës
3 Dhjetor, 14:05
-
Përdori foto falso të një fëmije të sëmurë për të marrë para në Instagram, arrestohet 55 vjeçari, grumbulloi 1 milion lekë të reja duke mashtruar 117 persona
3 Dhjetor, 13:11
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
3 Dhjetor, 10:46
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, një 21 vjeçar në hetim
3 Dhjetor, 10:29
-
Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: E qëllova me armë sapo u ul, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën
3 Dhjetor, 09:07
-
Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Të ndezim dritën e zemrës dhe mendjes! Krenohem me Tiranën
2 Dhjetor, 18:49
-
Atentati në Ndroq, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari u shoqërua nga familjarët dhe avokati në policinë e Tiranës
2 Dhjetor, 17:40
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor, 17:04
-
Interpoli sjell në pranga nga Greqia të kërkuarin për trafik klandestinësh në Angli! I jep Turqisë 50-vjeçarin Akman, i dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge (EMRAT)
2 Dhjetor, 15:41
-
Hapen aplikimet për Forcat e Armatosura, ja cilat janë kërkesat e nevojshme që duhen përmbushur nga çdo rekrutues
2 Dhjetor, 15:24