Kalonte qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit, arrestohet një tjetër polic i Rinasit (EMRI+VIDEO)

TIRANË - Një efektiv i policisë në Aeroportin e Rinasit është vënë në pranga nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Briken Tereziu, 39 vjeç, ishte shpallur në kërkim që prej 4 qershorit të këtij viti pasi dyshohet se ka ndihmuar të kalojnë në vendet e Bashkimit Evropian nga Aeroporti i Rinasit, shtetas që e kishin të ndaluar hyrjen në vendet e BE-së.

Tereziu ishte pjesë e 9 policëve të Rinasit ndaj të cilëve Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestiti në burg në fillim të këtij muaji pas hetimeve të kryera. Tereziu ishte i vetmi që nuk ishte kapur dhe ishte në kërkim. 39 vjeçari i arrestuar jepte udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të BE-së.

'Në vijim të komunikatës së datës 04.06.2024, mbi ekzekutimin e masave të sigurimit personal ndaj 8 punonjësve të policisë, efektivë në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas dhe pas shpalljes në kërkim të punonjësit të policisë, Inspektor B. T., 39 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur sot arrestimin dhe ekzekutimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.', thuhet në njoftimin e AMP-së.

Përveç punonjësve të policisë së Rinasit, në këtë grup ishte dhe Enea Sulejmani, pronari i Bus Albania. Ai kishte kontakte me ndihmës specialistin/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, Briken Tereziu. 

Përmes agjencisë së tij, përveç përfitimeve nga biletat që iu shiste qytetarëve Sulejmani hynte ndërmjetës për ata që kishin problematika me ndalimin e udhëtimit në zonën Shengen.

Sipas hetimeve që ka kryer prokurori Bledar Valiakj, pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej Tereziut, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë