Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme pasi është shembur ura e Drojes duke bërë që të paralizohet lëvizja e automjeteve në këtë aks. Prurjet në lumit e Drojes janë të shumta dhe nëse reshjet vijojnë me intensitet të lartë mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë edhe përmbytjen e shtëpive që ndodhen aty pranë.
(Ura e Drojes e dëmtuar në aksin Fushë Krujë-Milot)
Emergjencat Civile i bën edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që në rast rreziku të telefonojnë në numrat 112, 128 dhe 129. Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore. Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
[gallery]24985[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com