S’kanë fund ‘atentatet’ për vrasjen e Vuçiç/ Një ditë pasi Shesheli akuzoi Gjukanoviç, qeveria serbe zbulon planin tjetër për eliminimin e presidentit

S’kanë fund ‘atentatet’ për vrasjen e Vuçiç/ Një ditë pasi Shesheli akuzoi Gjukanoviç, qeveria serbe zbulon planin tjetër për eliminimin e presidentit

Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç

SERBI- Një tjetër atentat për vrasjen e presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç ka dështuar. Autoritetet në Serbi janë vënë menjëherë në lëvizje pas deklaratës së djeshme nga lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel se është planifikuar vrasja e Vuçiç në muajin shkurt. Sheshel deklaroi një ditë më parë në TV Pink se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka planifikuar vrasjen e homologut të tij serb.

Gjatë një konference për shtyp, Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin tha se kanë zbuluar kreun e grupit kriminal i cili kishte përgatitur planin për vrasjen. Ai tha se ‘koka’ e klanit Kavaç është Radoje Zvicer dhe është lëshuar fletëarrest ndaj tij. Ministri i Brendshëm theksoi gjithashtu se do të hetohet nëse Radoje Zvicer e kishte planifikuar planin për llogari të presidentit malazez Gjukanoviç.

“Përmes Europolit, më 14 janar morëm informacionin nga një shtet anëtar i BE-së për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, qëllimi i të cilit ishte të vrasë Presidentin e Republikës, Aleksandër Vuçiç. Më pas, së bashku me Europolin, nisëm një aksion të gjerë që synonte parandalimin e vrasjes së Presidentit të Republikës. Kreu i asaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga krerët e klanit Kavaç, i cili akuzohet për organizimin dhe urdhërimin e disa vrasjeve në territorin e Malit të Zi dhe vendeve të tjera. Një hetim do të përcaktojë nëse Radoje Zvicer e ka bërë këtë për interesa të liderëve të tij politikë. Ministria e Brendshme do të bëjë gjithçka për të hetuar plotësisht këtë rast”, tha Vulin.

Kujtojmë që më 24 tetor të viti që lamë pas, kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se kishte pasur një plan për vrasjen e Vuçiç, por ai dështoi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatimja: 22/01/2022 15:52

    Fatkeqësia e Gadishullit Iliri është shtet artificial që sot quhet serbi. Ky shtet me këtë popull të ashtu quajtur serb është dhtet falco me histori falco të grabitur nga Ilirët Shqipëtarë, prandaj ky i ashtu quajtur popull serb jeton dhe vepron vetëm me gënjeshtra, trillime dhe mashtrime…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim