Sipas besimit islam çdo besimtar që ka mundësi duhet të shkojë një herë të vetme në Mekë. Haxhi konsiderohet si shtylla e pestë e Islamit. Haxhi, konsiston në kryerjen e pelegrinazhit ne Meke në një periudhë të caktuar të vitit. Besimtarë nga e gjithë bota mblidhen atje në atë që quhet vizitë në shtëpinë e Zotit dhe në vendet e shenjta.
“Haxhi është një udhëtim i shenjtë nga materialja tek shpirtërorja dhe përbën një përkujtim të faktit se besimtarët janë udhëtarë në këtë botë. Haxhi është një nënshtrim i plotë i besimtarit ndaj Allahut dhe përbën një namaz universal në të cilin besimtarët i heqin rrobat e tyre të zakonshme dhe veshin rroba të thjeshta derisa të gjithë të pranishmit të arrijnë ta shikojnë njëri-tjetrin me mëshirë dhe përulësi”
Besimtarët muslimanë qëndrojnë për një ditë ne rrethinat e Mekës në Arafat, më pas kryejnë shtatë rrotullime rreth Qabes dhe godasin me gurë të vegjël disa kolona guri në Mina, aty ku Profeti Ibrahim kundërshtoi djallin. Gjithashtu besimtarët duhet të therin një kurban duke përkujtuar po ashtu sakrificën e profetit Ibrahim.
Por si e organizon shteti i Arabisë Suadite çdo vit haxhin në Mekë?
Qeveria e Arabisë Suadite përcakton kuota për pelegrinët nga çdo vend i botës. Këto kuota përcaktohen në përputhje me numrin e banorëve dhe të myslimanëve që ka secili vend. Vendi me më shume pelegrinë është Indonezia, pastaj vijnë Turqia, Pakistani, India, vendet Arabe, ato europiane etj. Numri total i pelegrinëve zyrtarisht shkon ne rreth 3 milionë por përgjithësisht numri është më i lartë. Një pjesë e madhe pelegrinësh janë dhe vetë arabë që banojnë në Arabinë Saudite. Asnjë pelegrin nuk lejohet të hyje privatisht zonën e Mekës por vetëm me anë të agjencive të cilat janë të licencuara dhe të koordinuara me qeverinë e Arabisë Saudite. Gjithë ky organizim bëhet që ky numër gjigant njerëzish që hyjnë në një qytet në të njëjtën kohë të mos krijojnë kaos. Arabia Saudite bën një organizim mjaft strikt ku angazhohen mijëra mjekë, ambulanca, rreth 60 mijë policë etj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO