Prokurori Shpëtim Kurti në Vetting, KPK: Ka kontakte me botën e Krimit

Prokurori Shpëtim Kurti në Vetting, KPK: Ka kontakte me botën e Krimit

Seanca dëgjimore për prokurorin Shpëtim Kurtin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi këtë të enjte seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, Shpëtim Kurti.

Nga vlerësimi i hetimeve të kryera ,sipas KPK-së, Instituti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka konstatuar se prokurori i Tiranës dhe njëkohësisht kandidatati për Këshillin e lartë të Prokurorisë Shpëtim Kurti ka bërë deklarim të rremë të pasurisë në pasqyrën e formularit të vetëdeklarimit, duke e fshehur pasurinë e tij.

Trupa e KPK-së, në seancën dëgjimorë të zhvilluar gjatë ditës së sotme përbëhej nga tre pjesëtarët Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën të ditur se fillimisht prokurori Shpëtim Kurti është hetuar mbi kriterin e pasurisë, nga raporti i kontrollit për të cilin rezulton se ka bërë deklarim të pasaktë.

Sipas raportit të formuluar nga KPK-së, në pasurinë e tij rezulton që Kurti të ketë nën zotërim një  apartament banimi 83 metra katrorë në rrugën Sulejman Pasha, që e ka blerë për 1.5 milionë lekë në vitin 2002 dhe ia ka shitur më pas të vëllait në 2011.

Gjithashtu, sipas hetimit ai ka në pronësi një apartament banimi 43 metra katrorë tek fusha Aviacionit, apartament me sipërfaqe 60 metra kator në plazhin e Durrësit, truall 146 metra katorë dhe ndërtesë në rrugën R. Shijaku në Tiranë blerë në 2012 për 5.5 milionë lekë. Tokë are 3650 metra katrorë dhe shtëpi 160 metra katror në Has të Kuksit dhe automjet i blerë në vitin 2003.

Ndëkohë në vlerësimin e bërë bëhet e ditur se apartamenti i rrugës Sulejman Pasha rezulton në mospërputhje me çmimin e blerë në vitin 2002. Ky apartament është deklaruar i blerë për 2 milionë lekë por në kontratën e shit-blerjes rezulton 1.5 milionë lekë. Nga raporti i vlerësimit të ILDKPKI-së, subjekti ka bërë deklarim të saktë të shpenzimeve. Ndërkaq, DSIK ka konstatuar se subjekti, ska përshtatshmeri për të vazhduar detyren.

Ndërkohë më herët, ka patur një denoncim ku thuhet se kunati i subjektit eshte i dënuar në Greqi me 20 vite burg per trafikim te lendeve narkotike. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton nga hetimi, se kunati i subjektit është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike në vitin 2016. ONM ka marrë informacion nga autoritetet greke.

Prokurori s’ka deklaruar kontaktet e papërshtatshme në formularin e dekriminalizimit edhe pse ka patur kontakt me një shtetas me precedent penal me inicialet H.M. Në lidhje me këtë person prokurori Shpëtim Kurti ishte deklaruar se me personin në fjalë janë nga i njëjti fshat dhe i vetmi kontakt që kishte pasur me të ishte që ishin shkëmbyer një herë në një lokal dhe vetëm kaq.

Më datë 4 korrik të vitit 2018 u rihap hetimi i vlerësimit mbi tri shtyllat e vlerësimit të pasurisë, detyrës dhe figurës.Shpëtim Kurti, ka nisur detyrën e prokurorit në vitin 1997.Shpëtim Shkurti ka qenë zv/prokuroror nga viti  2002 deri ne 2007. 
Vendimi për prokurorin e Tiranës, Shpëtim Kurti pritet të jepet më datë 23 nëntor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit