Çështjet e ‘nxehta’/ Prokurori bixhozxhi sot para Vetingut, fitoi 10000 $ në lloto

Çështjet e ‘nxehta’/ Prokurori bixhozxhi sot para Vetingut, fitoi 10000 $ në lloto

Foto ilustruese

Tre prokurorë do të dalin sot dhe nesër para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalin sot prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme Artur Selmani si dhe prokurori në Prokurorinë e Tiranës Shpëtim Kurti, njëherësh kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërsa nesër do të paraqitet në seancë dëgjimore prokurori në Prokurorinë e Elbasanit, Besnik Cani. Po gjatë ditës së nesërme, para KPK do të dalë edhe gjyqtari në Gjykatën e Apelit Shkodër, Luan Dervishi.

Shqiptarja.com publikon pasurinë e deklaruar nga tre prokurorët pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nga viti 2003, kur ka nisur për herë të parë edhe deklarimi i pasurive deri në vitin 2016. Nga verifikimi i pasurisë, prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani rezulton ‘ekspert’ në lloto. Prokurori, në harkun kohor prej tre vitesh deklaron se ka fituar 10 mijë dollarë në lloto sportive, të cilat në bazë të një ligji të miratuar nga Parlamenti do të mbyllen pas datës 1 janar. Konkretisht, prokurori deklaron në vitin 2006 se ka fituar 4 mijë dollarë në baste sportive, në vitin 2007 deklaron se ka fituar 2 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2008 deklaron sërish 4 mijë dollarë, sipas tij, po nga bixhozi.

Sa i takon pasurive, prokurori deklaron vetëm një makinë me vlerë 300 mijë lekë si dhe një apartament në vitin 2003, me sipërfaqe 130 m3, me vlerë 4 000 000 lekë, ku si burim referon një kredi bankare. Prokurori Selmani, i cili ka qenë edhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, është subjekti i parë që do të paraqitet para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke deklaruar si pjesë e të ardhurave edhe para nga bixhozi. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e tij përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë konkluzioni i kësaj trupe gjykuese për pasurinë e prokurorit.

Cani dhe Kurti
Prokurori i Elbasanit Besnik Cani deklaron se ka blerë një truall me sipërfaqe 360 m2, në Paskuqan, me vlerë 1 500 000 lekë. Këtë truall ia ka dhënë me qira një kompanie për 25 vjet, për ndërtimin e një karburanti, lokali dhe lavazhi. Prokurori deklaron gjithashtu një banesë private me sipërfaqe 100 m2, ndërtuar në vitin 1995 me të ardhura sipas tij nga emigracioni dhe kursime ndër vite, 700 000 lekë. Cani posedon 50 % të banesës. Prokurori deklaron blerjen e një apartamenti në vitin 2005, me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë, me vlerë 69 000 euro.

Në vitin 2011 deklaron sipërfaqe toke prej 633.8 m2, fituar përmes legalizimit si dhe në 2012 një garazh me sipërfaqe 18.76 m2, blerë për 7 000 euro. Ndërsa prokurori Shpëtim Kurti rezulton se ka shitur makina me çmim më të shtrenjtë se sa i ka blerë, ndonëse me kalimin e viteve makinave u bie vlera. Në vitin 2008 Kurti ka blerë makinë tip ‘Ford Fiesta’ për 260 000 lekë, të cilën e ka shitur në vitin 2010 për 600 000 lekë. Në vitin 2010 ka blerë makinë benz për 700 000 lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2012 për 7 mijë euro, duke blerë po gjatë këtij viti makinë ‘Reno’ për 6 mijë euro.

Në vitin 2011, prokurori deklaron se ka shitur një apartament për 10 888 100 lekë, të cilin e ka rivlerësuar, teksa deklaron se jeton në një apartament në pronësi të babait të tij, ndonëse posedon një apartament tjetër në Laprakë, të cilin e ka dhënë me qira. Prokurori deklaron apartament banimi me sipërfaqe 64 m2, me vlerë 1 650 000 lekë, apartament me sipërfaqe 48 m2, me vlerë 25 mijë euro dhe truall 146 m2 me sipërfaqe ndërtimi 52 m2, me vlerë 5 500 000 lekë.

Pasuria e prokurorit Artur Selmani
Apartament banimi, 4 000 000 lekë, 130 m3, përfituar me kredi. (2003)
Makinë, 300 mijë lekë, blerë me kursime. (2003)
Paga Artur Selmani, 1.93 milionë lekë, Albana Selmani, 0.21 milonë lekë, Donika Selmani 0.08 milionë lekë (2003).
Pagat (2004)
Pagat (2005)
Kursime 500 000 lekë, paga e tij 1 574 320 lekë dhe e bashkëshortes si arsimtare 276 000 lekë (2006)
Llotari sportive, 4 mijë dollarë (2006)
Kursime 500 000 lekë, pagat (2007)
Llotari sportive 2 000 dollarë (2007)
Kursime 600 000 lekë, pagat e tij dhe e bashkëshortes (2008)
Llotari sportive, 4 mijë dollarë (2008)
Pensioni i nënës 330 euro në muaj (2008)
Kursime 700 000 lekë, pagat e tij dhe e bashkëshortes (2009)
Shkolla e magjistraturës, 54 800 lekë, Fakulteti Juridik, 50 000 lekë (2009)

Pasuria e prokurorit Besnik Cani
Bashkëpronar me 50% i një banese private 100 m2, ndërtuar në vitin 1995 me të ardhura nga emigracioni dhe kursime ndër vite, 700 000 lekë.
Pronar me 100% i një veture, blerë me kursime, 200 000 lekë.
Blerë në shtator 2005 apartament banimi me sip. 117 m2 në Tiranë, 69 000 euro, pjesë e regjimit martesor, për të cilin ne momentin e blerjes ishin ende 48 000 euro papaguar.
Në vitin 2011, sipërfaqe toke prej 633.8 m2. Prona është fituar përmes legalizimit, ku janë për të janë paguar pranë ALUIZMIT v752 131 lekë.
Në vitin 2012 blerë garazh me sip. 18.76 m2 më 10.04.2012, 7 000 euro.
Blerë makinë, në vitin 2012, me vlerë 1 300 000 lekë.
Në vitin 2016, truall me sipërfaqe 360 m2, me vlerë 1 500 000 lekë, në Paskuqan, burimi 1 020 000 kredi dhe 500 000 lekë nga të ardhurat. (Trualli i është dhënë me qira një kompanie për 25 vjet, për ndërtimin e një ndërtimin e një karburanti, lokali dhe lavazhi).
Llogari, 10 641 euro.
Shtesë në fond investimi, 150 327 lekë.
Pakësim në llogari, 22 169 lekë.
Paga si prokuror, 1 683 081 lekë.
Paga e bashkëshortes si mjeke, 706 149 lekë.
Kredi në NBG, shlyer 1 645 euro, mbetur 10 320 euro.
Kredi në Rasiffeisen Bank, shlyer 30 688 lekë, mbetur 989 312 lekë.
Devis Cani, djali, llogari 9 500 euro.
Kontratë qeraje për banim në Vjenë, 580 euro në muaj.

Pasuria e Prokurorit, Shpëtim Kurti
Kredi bankare për strehim, 1 400 000 lekë, për 25 vjet, deklarata e vitit 2004.
Apartament banimi, 64 m2, 1 650 000 lekë, viti 2006.
Shitur apartament me sipërfaqe 84 m2, në Kukës, me vlerë 2 600 000 lekë, viti 2007.
Blerë apartament, me sipërfaqe 48 m2, 25 mijë euro, blerë me të ardhurat e shitjes së apartamentit në Kukës dhe kursime, viti 2008.
Blerë makinë, ‘Ford Fiesta’, 260 000 lekë, viti 2008.
Shitur makinë tip ‘Ford Fiesta’, 600 000 lekë, viti 2010.
Blerë makinë benz, 700 000 lekë, viti 2010.
Shitur apartamenti i deklaruar më parë dhe i rivlerësuar, 10 888 100 lekë, viti 2011 (Tani banoj në shtëpinë e babait).
Rivlerësuar apartament, deklaruar më parë 1 600 000 lekë, në 4 600 000 lekë, viti 2011.
Shitur makina benz, 7 mijë euro, viti 2012.
Blerë makinë ‘Reno’, 6 mijë euro, viti 2012.
Blerë truall, 146 m2, me sipërfaqe ndërtimi, 52 m2, 5 500 000 lekë, viti 2012.
Dhënie për ndërtim e truallit të deklaruar, viti 2015.
Të ardhura nga qiraja e banesës tek Fusha e Aviacionit Tiranë, 205 000 lekë.
Llogari rrjedhëse, 6 mijë euro.
Llogaria rrjedhëse e pagës, 1 417 022 lekë.
Llogaria rrjedhëse e pagës së bashkëshortes në Poliklinikën nr. 3 Tiranë, 540 314 lekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 22/11/2018 14:04

    Kriminelët e PLEPAVE që ju Falin VJERRAT nga 200 Mijë €URO e Lart dhe të tjerat pastaj i PesëFishojnë në KUMAR dhe BIXHOZ ????!!!! Çjanë këta "FATLUMË" Njerëz me Dipllomë PLEPASH , që paskan FAT të madh kudo që shkojnë dhe çfarëdo që bëjnë ??? Në BURG dhe Dorëzo gjënë e VJEDHUR , sepse NUK ka Njeri në BOTË që të fitoj LEK në BIXHOZ!

    Përgjigju
    • Fraiku: 23/11/2018 13:59

      Nuk eshte jurist plepash. Per bixhozin le te jape llogari, por pasuria e tij duket me transpatentja dhe e vogel ne krahasim me gjithe ge tjeret.

  • Valteri: 22/11/2018 13:12

    Kemi kaq kohe qe i shohim si nuk ka nje qe i eshte pakesuar pasuria vetem shtuar me i qarte nga te gjithe eshte ky i skedinave te pakten eshte i sinqerte

    Përgjigju
  • Ilir Profka: 22/11/2018 12:07

    Gjyna te shkretet kot mereni me ta

    Përgjigju
  • Drejtesia e vertete: 22/11/2018 09:43

    Ky te pakten ka deklaruar qe i ka fituar ne lloto,por ka gjyqtar dhe prokuror qe kane mbushur thaset me leke dhe bejne si"akademik" dhe na shesin dengla gjoja sikur kane botuar libra drejtesi apo sikur parate i kane fituar duke dhene mesim ne fakultete private apo edhe shteterore.Keta duhen hequr te gjithe pa perjashtim sepse bejne te moralshmin keta te pamoralshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë