SKEDA/ Gjon Pali II, Papa i
parë që bekoi Shqipërinë ateiste

Për shqiptarët Papa Gjon Pali II mbetet padyshim Papa i tyre. Më 25 prill të vitit 1993, pas 23 vitesh ateizëm, Papa Vojtila bekoi me vizitën e tij, vendin që e kishte larguar Zotin. 

Sapo zbriti nga avioni, në aeroportin e Rinasit, Ati i Shenjtë u ul në gjunjë dhe puthi tokën e shqiponjave. Kaq mjaftoi për të shkrirë akujt e kishat e xhamitë dhe mbushi zemrat e shqiptarëve me dashurinë e besimit në Zot.

Shqipëria nën drejtimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i shpalli lufte të hapur Zotit, goditje e cila do të kulmonte në vitin në vitin 1967 kur u iu vu kazma dhe u shkatërruan në masë objektet e kultit, ndërsa më heret ishin burgosur dhe internuar dhjetera klerike të të gjitha besimeve fetare në vendin tonë. 

Me vizitën e Papa Gjon Palit të II, Shqipëria tregoi se pas 23 vitesh ateizëm dhe në luftë me besimin, po i kthente sytë tek Zoti 
Papa Gjon Pali II ishte i pari papë që shkelte tokën e shqiptarëve dhe në këtë udhëtim paqeje shpirtërore dhe rigjetjeje të vetvetss për shqiptarët, ai shoqërohej nga një shqiptare e madhe, Nënë Tereza.

Dhe që pas kësaj vizite historike për shqiptarët, nga Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikani, në përshendetjet e tij Urbi et Orbi, në të gjitha gjuhët e botës, Papa do të përshëndeste edhe në gjuhën e shqiptarëve. 

Papa Gjon Pali II, polaku i cili mbretëroi për 26 vjet në Selinë e Shenjte dhe që ishte një papë dashur në të gjithë globin, si nje lider karizmatik i Botes katolike nderrroi jetë në vitin 2005, në moshen 84 vjecare. Ai arriti te vizitonte gjate jetes se tij, plot 129 vende, ku dha mesazhin e tij te paqes dhe te jetes nen udheheqjen e Atit, Birit dhe shpirtit te shenjte. Ndermjet shume vendeve, me 25 Prill te vitit 1993, ai zgjodhi dhe Shqiperine per te cilen ka kontribuar ne menyre te vecante per problemet shqiptare.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq