SKEDA/ Koncesioni i ‘Sterilizimit’ 10 mld lekë, u dha në shtator 2015! Kompania fituese 2 vjet humbje, vitet e tjera me fitim! Në 2020 MSH rinegocioi për uljen e kostos

Hetimet e SPAK për dosjen e koncesionit të sterilizimit të materialeve mjekësore kirurgjikale kanë nisur më 13 janar 2020 duke e bërë një nga çështjet e para të regjistruara pas krijimit të strukturës së Posaçme antikorrupsion. Si bazë për nisjen e hetimeve ka shërbyer një kallëzim i nismës Thurje, ndërsa SPAK kërkoi nga prokuroria e Tiranës dosjen që ishte hetuar dhe pushuar për këtë çështje në vitin 2016.

Shpallja e procedurës është bërë më 16 shkurt 2015 ndërsa njoftimi i fituesit të koncesionit, sipas dokumentit të Ministrisë së Shëndetësisë, mban datën 28 shtator 2015. Në këtë njoftim, fituese është shpallur kompania “Sani Service” me aksioner mazhoritar në masën 40 për qind biznesmenin e arrestuar Ilir Rrapaj. Afati i koncesionit është 10 vjeçar ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKR nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 8 miliardë lekë, ose 76 milionë euro.

Për dy vjet, “Sani Service” ka dalë me humbje, por në vitet e tjera koncesioni ka fituar rreth 7.3 milionë euro. Ministria e Financave, në një raport të vitit 2020 për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin vë në dukje se risku i financimit është marrë përsipër nga buxheti duke paguar rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.

Numri i lartë i ndërhyrjeve kirurgjikale u bë shkak për rritjen e Kostos së koncesionit. Në projektbuxhetin e vitit 2020, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018.

Sipas raportit, pagesat për kontratën realizohen sipas skemës (pay x use), ndaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara ka sjellë kostot shtesë për buxhetin e shtetit. Ministria e Financave thekson se niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë ishte 62 957, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117 000 ndërhyrje”. Në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë rinegocioi me kompaninë “Sani Servise” për uljen e kostos së pagesave, duke arritur një zbritje në 25 për qind të çmimit për ndërhyrjet që do të tejkalojnë kufirin e 63,000 rasteve në vit.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit

Berisha: Komision Hetimor për Portin e Durrësit dhe interpelancë! Falje e gjobave dhe kamatë-vonesave për energjinë! Akuza dhe Dumanit