SKEDA/ Konflikti 2 vjeçar Berisha-Basha për vulën e PD që do vijojë dhe në 2024, Berisha përgatitet për arrest në shtëpi

SKEDA/ Konflikti 2 vjeçar Berisha-Basha për vulën e PD që do vijojë dhe në 2024, Berisha përgatitet për arrest në shtëpi

Konflikti mes dy grupimeve brenda Partisë Demokratike për të vijuar me pas dhe me kujt i përket vula e partisë më të madhe në opozitë nisi në shtator të vitit 2021 kur Lulzim Basha vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, i shpallur nongrata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha nisi fushatë nëpër qytete të cilën e emëroi “Rithemelimi’ dhe thirri Kuvendin e partisë më 11 dhjetor 2021 jashtë strukturave ekzistuese duke u zgjedhur dhe kryetar.

Në mars 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit për të regjistruar ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 të cilin e konsideroi të ligjshëm.

Ky vendim u rrëzua nga apeli më 3 mars 2023 e cila vendosi të kthejë në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës dhe të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, me këtë dhe Berishën dhe duke ia lënë vulën Bashës. Me këtë vendim, juridikisht, strukturat drejtuese të PD-së ishin ato të zgjedhura në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga zoti Basha, i cili në mars të 2022 dha dorëheqjen. Akti konfirmoi Alibeaj si përfaqësues zyrtar të kësaj partie, duke i dhënë atij të drejtë të garonte vetëm për 14 bashki në zgjedhjet e 14 majit 2023 me siglën e saj. Berisha, nga ana e tij, zgjodhi që t’i rregjistronte kandidatët e vet, në siglën e kalicionit “Bashkë Fitojmë”, të drejtuar nga Partia e Lirisë e ish presidentit Ilir Meta.

Më 17 maj 2023 drejtuesi i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, dha  dorëheqjen, pas humbjes së thellë që opozita, përfshirë dhe grupimin e drejtuar prej ti, rregjistroi në zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Ndërkohë më 29 korrik 2023 plot 16 muaj pas dorëheqjes së 21 marsit 2022, Lulzim Basha u zgjodh në krye të PD-së me mbi 16 mijë vota dhe thirri kuvendin e PD më 2 shtator.

Vendimi i 3 marsit u bë rekurs nga Rithemelimi. Mbi këtë rekurs Gjykata e Lartë vendosi sot që  konfliktin Basha – Berisha për vulën e PD-së ta rikthejë sërish në Apel, por këtë herë duke e detyruar të japë zgjidhje përfundimtare.

Ndërkohë në Gjykatën Civile të Tiranës ka mbetur pezull shqyrtimi i kërkesës së Lulzim Bashës për miratimin e ndryshimet në statutin e partisë në Kuvendin Kombëtar të 2 Shtatorit Shtatorit 2023. Gjyqtari Niko Rapi më 13 nëntor 2023 mori vendim për pezullimin e çështjes pasi ndryshimet statutore nuk mund të regjistrohen deri kur të ketë vendim të formës së prerë për 2 çështjet e tjera, atë në Gjykatën e Lartë për Kuvendin e Berishës mbledhur më 11 dhjetor 2021 dhe kërkesës së bërë në Gjykatën e Tiranë nga Këshilli Kombëtar i drejtuar nga Gazment Bardhi për t’i hequr emrin Lulzim Bashës nga regjistri i partive.

E ndërsa konflikti duket që do të vijojë edhe në 2024, Sali Berishës I duhet të përballet me drejtësinë pasi është në hetim për akuzën e korrupsionit lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani. Berisha po përgatitet për tu izoluar në shtëpi pasi SPAK kërkon që Berisha të qëndrojë në ‘arrest në shtëpi’ me mbikqyrje policore gjatë këtij procesi hetimor.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja