Kavajë-Familja e 65-vjeçarit që u vra nga i riu nga Gosa me thikë dje ka hapur sot dyert e mortit.
 
Trupi i të moshuarit Idriz Karriqi pas ekspertizës mjeko-ligjore është dërguar në banesë e tij, ndërsa sot do t'i jepet lamtumira e fundit  nga miqtë dhe të afërmit.
 
Idriz Karriqi ishte pensionist, ndërsa gjithë jetën sipas familjarëve kishte punuar taksist.
 
Ai ishte baba i dy vajzave, ndërsa jetonte me bashkëshorten, pasi fëmijët i kishte martuar.

idriz karrici
Idriz Karriqi

familja idriz karriqi
Familja Karriqi hap dyert e mortit
 
Nipi i të ndjerit, Eduard Karriqi u shpreh për Shqiptarja.com se i moshuari punonte taksist për të siguruar jetesën.
 
Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës, ndërsa familjarët dhe të afërmit e 65-vjeçarit kërkojnë dënim maksimal për autorin Musa Saraçi, që dyshohet se është përdorues droge.

[gallery]20168[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com