Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë një video të shkeljes së ligjit për parkimin dysh, vetëm pak orë pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal në Kuvend. Shkelësi nuk është një qytetar, por një automjet policie. Më pas, ai e drejton kamerën edhe te një makinë tjetër, teksa vijon të shpjegojë çfarë parashikon ligji.
“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet e Kodit Penal; mes tyre edhe kriminalizimin e parkimit dysh, ndëshkimin e tij si kundërvajtje penale me gjobë deri në 6 muaj burg; kjo në rastin kur pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike – ambulancë, zjarrfikëse, policinë! Për ta kuptuar; ky në video është rasti i vetëm kur kryen këtë kundërvajtje penale si parkimi dysh!”, shkruan Braçe.
Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, në rast se parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, parashikohet dënim deri në 1 vit burg.
Komente












