Skeda në Itali e të vrarit në Shkodër, Nardi i bujtinave në Theth do të bëhej baba i një djali

24 orë nga vrasja e biznesmenit Ferdinand Polia në Shkodër, policia nuk ka ende një emër të autorit. Por duket se e kaluara e errët në Itali, ku qëndroi për disa vite si emigrant, dyshohet të jetë shkaku që i mori jetën 35-vjeçarit. Nga një hulumtim i kryer në mediat italiane, Polia rezulton të ketë qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale në vendin fqinj, madje edhe i dënuar nga Gjykata në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane në vitin 2011, Ferdinand Polia në atë kohë 24 vjeç, do të arrestohej në një operacion të karabinierëve së bashku me 8 shqiptarë të tjerë. Grupi i shqiptarëve u prangosën pasi nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane, u zbulua se Polia dhe 8 shqiptarët e tjerë, ishin të përfshirë në trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në zonën e Trevisos, në një aktivitet kriminal përfitimet e të cilit shkonin deri në 800 mijë euro.

Polia do të dënohej nga drejtësia italiane me 4 vite burg. Por nuk mbaron me kaq, pasi gjatë gjykimit të tij, autoritetet do të zbulonin edhe të paktën dy vjedhje me dhunë, ku 32-vjeçari Polia kishte qenë autor. Konkretisht, në nëntor të vitit 2008 dhe më vonë në vitin 2010, Polia është akuzuar si autor i vjedhjes së të paktën dy shtëpive. Madje në vjedhjen e vitit 2010, Polia do të dilte i plagosur gjatë një përleshje me tre marokenë, pronarë të shtëpisë në të cilën 32 vjeçari ishte futur për të vjedhur. Pas kësaj, Ferdinand Polia do të linte Italinë, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të hapte një bujtinë në zonën turistike të Thethit.

Por ndryshe nga sa kishte ndodhur në Itali, në vendin tonë Polia do të njihej si një biznesmen i suksesshëm. Madje Ferdinand Polia, deri më sot ka qenë edhe administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit. Në vitin 2017, në kuadër të luftës anti-kanabis, Polia dhe kryeplaku i Thethit Marash Rrgalla do të procedoheshin penalisht nga policia, pasi në këtë zonë, u zbulua një parcelë me 20 fidanë cannabis sativa. Në atë kohë Polia do të deklaronte se nuk kishte lidhje me kultivimin e lëndës narkotike dhe se sipas tij është e pamundur që dy persona të kenë nën kontroll të gjithë territorin. Megjithatë, mbetet i paqartë emërimi i Polias si administrator i zonave të mbrojtura në një kohë që qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali. 

Për të ardhur në ditën e sotme, në ekzekutimin me 20 plumba nga një armë silenciator, që i mori jetën biznesmenit. I njohur si “Nardi i bujtinave”, ai po kthehej nga servisi i makinave, ku kishte riparuar automjetin e tij fuoristradë. Ai po udhëtonte bashkë me Xhovan Mirashin, punonjësin e servisit, në momentin kur një person ka qëlluar në drejtim të biznesmenit për t’u larguar më pas me motor.

Burime për Report TV bëjnë me dije se Mirashi dhe dy vëllezërit e tij, punonjës në servis, janë shoqëruar në polici për t'u marrë në pyetje. Të njëjtat burime theksojnë se në dëshminë e tij Mirashi ka treguar se autori  ka qenë një person i vetëm i cili ishte mbi motor dhe kishte skafandër te zezë. Ai ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës dhe pastaj është larguar me shpejtësi.

Ky fakt tregon që vrasja është kryer nga një dorë profesionisti për shkak të preçizionit të ekzekutorit, pasi Xhovan Mirashi nuk ka pësuar dëmtime. Ndërkohë që në zonën e njohur si “Ura e Mesit” është gjetur i djegur motori i autorit të krimit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të krijuar një identikit të autorit.

Ndërkohë familja Polia ka hapur dyert e mortit, ku mes lotësh e trishtimit thonë se kjo ngjarje e rëndë i ka zënë në befasi. Vdekja e biznesmenit ka sjellë një shok të rëndë psikologjik, veçanërisht për bashkëshorten e tij, e cila mësohet se është në pritje të ëmbël. Ajo ka edhe një djalë, i cili tashmë nuk do të ketë më pranë babain e tij.

Ndërkohë kolegët e tij të Administratës së Zonave të Mbrojtura kujtojnë orët e fundit të tij, me të cilët kishte konsumuar edhe kafenë përpara fundit fatal.

Ferdinand Polia disa herë ishte ankuar përmes kamerës së Report TV për shkak të infrastrukturës në zonën e turistike të Thethit, veçanërisht gjatë dimrit. Ndërsa në profilin e bujtinës së tij në Booking.com, ka mjaft komente pozitive të turistëve të huaj që e kishin vizituar.

Të arrestuarit në Itali

Ferdinand Polia – 24 vjeç

Elvis Guri – 26 vjeç

Roland Kibja – 22 vjeç

Drilon Geci – 29 vjeç

Artan Gega – 27 vjeç

Vladimir Progni – 23 vjeç

Eduart Saraçi – 26 vjeç

Ermir Demiri – 25 vjeç

Vijojnë atentatet mafioze në Shkodër, 8 të vrarë në 9 muaj

Shkodra vijon që të tronditet nga vrasjet. E ndërsa në 6 muajt e dytë të vitit të kaluar nga qershori deri në fundit të vitit u vranë 7 persona me atentate mafioze dhe shpërthime eksplozivi si pasojë e përplasjeve mes bandave dhe prishjes së pazareve të drogës, edhe për 2019 vijojnë ngjarjet e rënda, pasi dje është ekzekutuar pronari i një bujtine, Ferdinand Polia. Nga viti i kaluar dy persona të zhdukur ende nuk janë gjetur, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë që brenda javës kjo është vrasja e tretë në vend, pasi në fundjavë u ekzekutua te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, Jurgen Kurtit para tre ditësh po në kryeqytet dhe Ferdinand Polisë dje në Shkodër.

Skeda e vrasjeve ne Shkoder

Vrasjet për vitin 2018

Në 18 qershor u vra Mehdi Kavaja

Në 15 korrik u vranë Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci

Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici

Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa

Në 27 gusht u vra Prendush Fusha

Në 1 shtator u vra Arjan Ferracaku

Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kotfare: 22/03/2019 23:46

    hajde scoop hajde kte se dinin vetem trapat qe han bar.Kushdo tjeter qe ka pak mend e kupton qe nuk ngrihen bujtinat,hotelet,restorantet me pune normale duke e ditur qe diplomat shqiptare neper bote as per leter higjenike si perdorin pra pervecse puneve te rendomta shumica ska pas mundesi tjeter pune.Dhe smund te behesh aq i pasur edhe me 20 vjet pune me rroga sklleverish duke paguar qera etj etj ne itali greqi ose kudo tjeter.Pas cdo luksi ne shqiperi renkon nje prostitute ose kilograme droge ky eshte realiteti tragjik i shqiptareve bosa.

    Përgjigju
  • Populli: 22/03/2019 11:29

    Thash dhe unë cne ky nga emigrant normal në pronar bujtinash.. Epo dhe ha ha ha nga të tjerët, vjen një ditë që do mbytesh, ajo që nuk të përket bëhet gjithmone harrëm.

    Përgjigju
    • E verteta: 22/03/2019 21:23

      Burimi i te ardhurave jane dergesat nga pjesetaret e familjes ne USA( nena, babai dhe 4 motrat). Mos paragjykoni se gaboni.

  • Ilo: 21/03/2019 19:10

    Asnje ne Shqiperi nuk eshte bere i pasur me pune te ndershme sepse ashtu ishte sistemi qe u vendos pas 92 o me droge o me trafik o me prostitucioni i vune leket osé me pervetesimin nepermjet privatizimit te pasurise kombetare, keshtu u bene bosat e pare shqiptare se me pune te ndershme vetem buke han. Tani ka ardhur koha qe te per biznesmenet shqiptare te pranohet thenia e Berluskonit "te gjithe pasurise ua justifikoj pervec 1 milionshit te pare" me kusht qe te mos jete bere mbi krime me marre jete.

    Përgjigju
    • al ta: 23/03/2019 11:35

      e ka thene rrokfeler i amerikes ate qe mos me pyesni ku e gjeta miljonshin e pare .per te terat miliarda kam gjith dokumentat e rregjistruara. berluskoni e filloi me firme ndertimi......

  • Santa Quaranta: 21/03/2019 15:09

    Po pra!! Bujtina Polia qe e dogji vete te vjetren per te ndertuar te rene pa leje!!

    Përgjigju
  • Miro: 21/03/2019 15:09

    Ja pronaret e bujtinave, hoteleve, rezorteve. Njeres me te kaluar kriminale. Me gjunahe nga me te ndryshmet. Te vesh te cosh familjen per pushime te resortet e ish tutorve te prostitutave. Sa gjak e lot eshte derdhur qe keta njeres te behen te pasur dhe ne vemi i pasurojm akoma duke u bere klient te tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës