Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre

Në 29 prill 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet për përfshirjen e mundshme të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit në trafik droge në grupin kriminal të ‘Habilajave’, të cilët operonin në fushën e trafikut të drogës. Organet ligjzbatuese në Tiranë nisën lëvizjet pasi pas daljes së përgjimeve në Itali dhe kur gjykata e Katanias lëshoi 11 fletë arreste për vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, dy vëllezërit Maridian dhe Armando Sulaj, Sabaudin Çelajn dhe Fatmir Minajn. Në përgjimet e zbardhura, ata përmendin ish-ministrin, me të cilin kishin lidhje farefisnore dhe i kishin blerë makinën.

Në përgjimet e kryera nga pala italiane, Moisi Habilaj e përmend në disa raste gjatë bisedave të tij emrin “Saimir”. Habilaj flet për shuma disa miliona euroshe që sipas tij Saimiri “kishte siguruar vetëm në një muaj” dhe se atij nuk i mjaftonin “as 20 milion euro për fushatat elektorale”. Në raste të tjera përmendet një shumë prej “30 mijë eurosh që duhet t’ja jap atij”, apo dhe për dhurata disa mijëra eurosh “për gruan dhe nënën e Samirit”.

Në 19 tetor 2017, Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit për t’i hequr imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugën arrestimit të tij, për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal  si dhe të “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal. Prokurori që firmosi për arrestimin e Tahirit ishte Besim Hajdarmataj, i shkarkuar nga Vetingut.

Saimir Tahiri deklaroi se Habilajt ishin kushërinj të tij “të gradës së dhjetë” dhe se kishin abuzuar duke përmendur emrin e tij, ndërsa tha se përveç rastit të shitjes së autoveturës së tij, ai nuk ka pasur dhe nuk ka me ta “asnjë raport, aq më pak të paligjshëm”.

Në 25 tetor 2017, Kuvendi vendosi të rrëzonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit si të pajustifikuar, ndërsa pranoi kontrollin e banesës. Shumica e deputetëve vlerësuan se Prokuroria nuk kishte prova për të mjaftueshme për arrestimin e Tahirit.

Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”,  si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish ministrin Tahiri.

Në 19 shtator të vitit 2019, Gjykata për Krimet e Rënda rrëzoi akuzat e Prokurorisë ndaj Saimir Tahirit për trafik droge në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal. Gjykata dënoi

Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove.

Gjykata konkludoi se nuk rezultoi asnjë fakt që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve. Duke iu referuar përgjimeve të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, gjykata thekson se çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Ndërsa Jaeld Çela u dënua me 3.4 vite burg. Duke reaguar për vendimin, Tahiri tha sse nuk mund të mbajë përgjegjësi për çdo idiot në fis që përmend emrin e tij, duke shtuar se do të rilexojë vendimin për të kuptuar më shumë lidhur me vendimin e gjykatës.

Në 26 qershor të vitit 2020, Gjykata e Posaçme e Apelit me trupë gjykuese të përbërë nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara vendosi rikthimin për gjykim të dosjes në shkallën e parë, pasi ish ministri ishte dënuar për një vepër penale, për të cilën as nuk ishte hetuar dhe as gjykuar, pra për shpërdorim detyre. Vendimi u apeluar nga Tahiri në Gjykatën e Lartë.

Në 7 tetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë, me trupë gjykuese të përbërë nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe anëtar Ervin Pupe vendosi të rrëzonte vendimin e 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Saimir Tahirin, duke rikthyer çështjen për shqyrtim nga një tjetër trupë gjykuese edhe një herë në Gjykatës së Posaçme të Apelit. Gjykata e Lartë ka konstatuar se trupi gjykues i Apelit nuk është formuar në mënyrë të rregullt. Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tjera në rekursin e Tahirit, sidomos në lidhje me provat, duke theksuar se vlerësimi i provave është atribut i gjykatës së faktit. Tahiri kërkon rrëzimin e procesit edhe në shkallën e parë, pasi akuza e re, ajo e shpërdorimit të detyrës, për të cilën u dënuar, nuk i është komunikuar, me qëllim që të bënte mbrojtjen. Tahiri u dënua për një akuza, për të cilën nuk u akuzua asnjëherë. Megjithatë, Gjykata e Lartë rrëzoi procesin nga ana procedurale. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallën e parë.

Pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, Gjykata e Posaçme e Apelit ngriti një trupë të re gjyqësore, për të gjykuar çështjen në ngarkim të Tahirit dhe Jaeld Çela. I gjithë ky proces mbi 4-vjeçar prodhoi vendimin e sotëm, ku Tahiri u dënuar me 3.4 vite burg. Gjykata hoqi shërbimin e provës, duke çuar ish ministrin në burg.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DYRDYL FATMIR ÇAFAJ [ QEPA ]: 04/02/2022 22:04

    Saimir Tahiri je burr e qëndro si burr. Ato 3 plera që të dënuan ty i paft Zoti për ktë padrejtësi. Un i besoi vetëm fakteve po ju o plera të ashuquajtur gjykatës ku i keni faktet ? ? ? Çfar ka shpërdoruar Saimiri ? ? ? Saimiri ka qen figur politike o ju 3 hipolit.

    Përgjigju
  • Edra: 04/02/2022 19:42

    Saja është i pafajshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën