TIRANE-Ish-gardisti Fatos Skeja dhe gruaja e ish-komandatit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi i janë drejtuar me një padi civile gjykatës së Tiranës, ku kërkojnë ndryshimin e vendimit të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, që i përjashtonte ata nga rradhët e gardës. Paditë civile janë depozituar në sekretarinë e gjykatës, pesë ditë më parë dhe se në objektin e padisë së tij, Fatos Skeja kërkon anullimin e urdhërit nr. 577 datë 18.10.2013 të Ministrit të Brendshëm. Detyrimin e të paditurve që ti paguajë pagën e 24 muajve për zgjidhje të menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës, për shkelje të procedurës, të afatit të njoftimit dhe për vjetërsi në punë.
Ndërkohë që me një tjetër objekt padi është paraqitur në gjykatën e Tiranës, gruaja e Ndrea Prendit, Marjana Prendi e cila kërkon anulimi i urdhrit të Ministrit të Brendshëm Nr.580, datë 18.10.2013 “Për përjashtimin nga strukturat e Gardës së Republikës" të oficeres Marjana Prendi dhe kthimin e saj në detyrën e mëparshme me të gjitha të drejtat që parashikon ligji. Skeja dhe Prendi u larguan nga puna gati një muaj më parë. Gardisti Skeja njihet dhe si sekseri që ndërhyri në familjen e Hekuran Dedës, të vrarë në 21 janar, për të pritur ish-kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha në një vizitë ngushëllimi në shtëpi. Ndërkohë që veç këtij rasti emri i Fatos Skejës, doli gjatë hetimeve të një gjobvënie prej 100 mijë dollarë ndaj një biznesmeni shqiptaro-amerikan.
Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com