Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues

Futi në kurth arsimin, dërgohet për gjykim 20-vjeçari që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si zyrtar i ambasadës, dha 19 certifikata false për nxënës e mësues

TIRANË- I riu Ermes Hoxhallari është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, e cila mbylli hetimet për skemën e mashtrimit që 20-vjeçari kishte ngritur, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve. 20-vjeçari ndodhet në burg ndërsa ndaj tij janë ngritur dy akuza ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.

Hetimet e nisura këtë vit, pas skemës së u zbulua me ndihëm e SHBA, zbuluan se i riu përdorte të dhënat e një diplomateje në Ambasadën Amerikane, Klea Rama dhe krijoi skemën e mashtrimit që preku zyrtarët më të lartë të arsimit në Shqipëri.

Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, njofton Prokruroia.

Studentit të arteve, Policia Shkencore i gjeti në laptop dhe celularë dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot e fotot. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Nga të dhënat hetimore rezulton e provuar se Ermes Hoxhalli përdori komunikimet virtuale në Instagram dhe në WhatsApp dhe duke premtuar studime në SHBA dhe udhëtime fala.

Ai krijoi profile sikur ishte Klea Rama. Më pas ai futi në kurth Ministrinë e Arsimit dhe sistemin arsimor që lejoi vazhdimin e një projekti në disa shkolla të përfshira në konkurse ku çdo shkollë zgjodhi si kordinatorë edhe mësuesit.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq shtetasin Ermes Hoxhalli i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA duke mashtruar zyrtarë të ministrisë nëpërmjet falsifikimeve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Ermes Hoxhalli për veprën penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘Falsifikim i dokumentave’ të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 të Kodit Penal, i hetuar me masë sigurimi, “Arrest në burg’.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1819, datë 11.03.2024, rezultoi se ky shtetas krijoi një identitet të rremë si Klea Rama dhe duke përdorur kredencialet e një diplomateje të lartë të Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara Tiranë, ka mashtruar zyrtarë të nivelit vendor arsimor në Shqipëri. Duke pretenduar se udhëheq një projekt për të rinjtë nën logon, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24” ai lëshoi edhe 19 certifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.

Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, shtetasi në fjalë pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane.

Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e kqyrura dhe të sekustruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit Ermes Hoxhalli në laptonin e tij dhe aparatët celularë. Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

Nga pasqyrimi i fakteve si më sipër, u arrit në përfundimin se me veprimet e tij, i pandehuri Ermes Hoxhalli ka konsumuar plotësisht elementët e figurës së veprave penale të “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, të parashikuara nga nenet 186/a/1 dhe 186/2 i Kodit Penal.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën