“Brenda dy ditësh, do të mund testimi i sistemit të ri për të bërë të mundur zbatimin e skemës lehtësuese në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”.
 
Është ky njoftimi që vjen na Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku theksohet se po merren masat për të nisur sa më shpejt vënien në zbatim të skemës lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga konsumatorët familjarë.
 
Kjo masë vjen një ditë pas kryeministri Edi Rama zbardhi mekanizmin me të cilin do të mund të shlyejnë pagesat të gjithë debitorët e energjisë elektrike.  
 
Skema është e vlefshme vetëm për konsumatorët familjarë që kanë detyrime të prapambetura ndaj OSHEE-së dhe si afat përfundimtar ka 28 shkurtin e vitit të ardhshëm.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmë sociale do ketë një tjetër skeme.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)