Shqipëria do të tregohet e kujdesshme në përballjen me Zvicrën duke e nisur ndeshjen vetëm me një sulmues të deklaruar.

Me shumë gjasa ai do të jetë Erjon Bogdani që i dha fitoren kombëtares në sfidën e luajtur në Tiranë përballë Qipros. Në portë pritet të jetë portieri Samir Ujkani ndërsa në mbrojtje do të vazhdojnë të qëndrojnë e njëjta katërshe që na përfaqësoi në ndeshjen me Qipron: Lila, Mavraj, Cana dhe Dallku. Mesfusha do të jetë e blinduar ndërsa në të do të vendosen Bulku, Vila, Kukeli, Agolli dhe pak më i avancuar Meha.

Tekniku italian De Biasi do të përpiqet kështu të neutralizojë sulmin e vendasve përmes një mesfushe të fortë pa pasur shumë pretendime për sulmin.
(dm/Shqiptarja.com)