Skema/ Si kalojnë turqit me dokumente false nga Rinasi për në BE? Në 2022 kishte 148 tentativa të dështuara, 5 të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas turk, U.Y., 24 vjeç, u kap disa ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, në përpjekje për t’u larguar nga vendi ynë në drejtim të perëndimit me pasaportë false sllovake. I riu turk u konstatua në vijën e dytë të kontrollit, pas dyshimeve bazuar në analizë risku të rasteve të shtetasve turq që përpiqen të udhëtojnë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian me dokumente të falsifikuara. 

Por, cila është skema që kryesisht shtetas turq, por edhe të tjerë nga vende që mund të udhëtojnë pa viza nga vendi i origjinës drejt Tiranës, përdorin për të mbërritur në BE? Udhëtimi nga Stambolli, ose aeroporte të tjera, drejt Tiranës, bëhet sipas të gjitha rregullave, duke pasur parasysh që turqit udhëtojnë pa viza në vendin tonë. Ata zbresin në Rinas me dokumentet e tyre origjinale, ndërsa tentativa për të kaluar në vendet e BE bëhet me dokumente false, dhe të përfshirë ka edhe persona të tjerë që ua sigurojnë ato. Kontrollet e chech in bëhen për kthim në atdhe me dokumentet e tyre origjinale dhe pas kalimit, këta shtetas, nuk udhëtojnë drejt vendit të tyre, por drejt një vendi të BE, i cili e ka nisjen të përafërt në orar, pasi më herët pajisen me një dy bileta udhëtimi, një për vendin e tyre e tjetrën për në vendin e BE ku duan të shkojnë. Në këtë moment hyjnë në lojë dokumentet e falsifikuara, përmes së cilave të paktën kryhet tentativa.

Në vitet e fundit, numri i shtetasve turq të kapur në Rinas në përpjekje për të përdorur këtë skemë ka qenë i konsiderueshëm dhe kjo ka detyruar autoritetet tona të marrin masa shtesë, ndihmuar edhe nga partnerët ndërkombëtar me pajisje të sofistikuara. Shancet që këta shtetas të kalojnë vijën e kontrollit janë zvogëluar jashtë mase, teksa i nënshtrohen survejimit të detajuar.

Në Rinas, gjatë vitit 2022 janë kapur në total 148 persona që kanë tentuar të kalojnë kufirin përmes dokumenteve të falsifikuara. Burime nga blutë bëjnë me dije se 5 prej tyre kanë rezultuar në kërkim ndërkombëtar nga vende të ndryshme, të cilët janë arrestuar dhe më tej kanë nisur procedurat e tjera të ekstradimit.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Unë: 27/02/2023 00:08

    E njëjta skemë është përdorur nga shqiptarët vite më parë për të hyrë në britani nga aeroporte italiane dhe të tjera europiane. Aeroporti i rinasit është ideal sepse nuk ndahen pasagjerët por janë të gjithë në një vend si dele, dhe thjeshtë duhet gjejnë orarin e afërt të dy fluturimeve dhe të shkojnë tek porta e fluturimit për në BE me pasaportë fallco. Check in bëhet online.

    Përgjigju
  • Iris: 26/02/2023 23:53

    /GANI/,shqipove te Londres nuk u hyjne ne sy restorantet e ushqimoret,duan te pasurohen shpejt e shume,pa u lodhur,duan shtepi bari.

    Përgjigju
  • Arbërori: 26/02/2023 17:22

    Nuk befasohem sepse e njejta gjë ështé bër nga serbia, Edvin shkjau shqipfolës dirigjohet nga Beogradi kryeqyteti delaktighet edhe i Shqipëris së mjeruar…!!!

    Përgjigju
  • Gani: 26/02/2023 15:20

    Turqit edhe dyqane ushqimore e restorante kane pafund. Merr londren ku dyqanet turke jane ne cdo lagje. Ndersa shqipot nuk kane dyqane ushqimore. Me ben cudi se edhe ata te Kosoves nje furre buke nuk e kane atje, se ata shquhen per bukeberje.

    Përgjigju
  • Beni: 26/02/2023 14:43

    Turqit kalojne ne BE me pashaporte qipriote. Eshte mbushur Europa me turq, dukshen e kane te lehte per te ikur atje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk kemi eksperiencë në turne të tillë’, Sylvinho nuk e sheh Shqipërinë në sulm: Po t’u luash ballë për ballë pëson 5 në minutat e parë

‘Nuk kemi eksperiencë në turne të tillë’, Sylvinho nuk e sheh Shqipërinë në sulm: Po t’u luash ballë për ballë pëson 5 në minutat e parë