Sot nisin Lojërat Olimpike Paris 2024, sulmohen linjat e trenave të shpejtësisë së lartë! U ndezën zjarre në shina në 3 vende
Digjen shinat e linjave hekurudhore të shpejtësisë së lartë në Paris
PARIS- Kompania franceze hekurudhore 'SNCF' thotë se rrjeti i saj i shpejtësisë së lartë është vënë në shënjestër të "akteve dashakeqe" që synojnë paralizimin e sistemit. Sulmi vjen disa orë para ceremonisë së hapjes për Lojërat Olimpike të Parisit.
Disa linja hekurudhore të 'TGV' me shpejtësi të lartë janë goditur në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe janë krijuar radhë në stacionin ‘Gare Montparnasse’ në qytet.
Sakaq disa trena janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë "të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet".
"Natën e kaluar, SNCF ishte viktimë e disa akteve vandalizmi në linjat e shpejtësisë së lartë në Atlantik, Veri dhe Lindje. Zjarret ishin vënë qëllimisht për të dëmtuar instalimet tona," tha SNCF në një deklaratë.
Një postim në rrjetet sociale, Patrice Vergriete, shkroi: “Veprimet dashakeqe të bashkërenduara shënjestruan disa linja TGV mbrëmë dhe do të ndërpresin qarkullimin deri në këtë fundjavë. Dënoj fuqishëm këto veprime kriminale që do të rrezikojnë largimet për pushime të shumë francezëve."
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
27.4%
-
Jo
64.4%
-
Nuk e di
8.2%
Vota total: 2324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pse u deshën 2 orë për të anuluar golin e Argjentinës ndaj Marokut?
25 Korrik, 20:57
-
Lojërat Olimpike/ Telashe për Poloninë, sportisti rezulton me doping para 'Paris 2024'
25 Korrik, 20:31
-
Rama në Paris, merr pjesë në samitin e Sportit për Zhvillim
25 Korrik, 19:20
-
Lojërat Olimpike/ Diaba Konate, basketbollistja me shami që është e ndaluar nga Franca
25 Korrik, 19:04
-
Nga Olimpi i Greqisë në Paris, rrugëtimi i flakës Olimpike
25 Korrik, 17:26
-
Lojërat Olimpike/ Luiza Gega dhe Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse të 'Paris 2024'
25 Korrik, 16:20
-
Shënohet rekordi i parë në Lojërat Olimpike
25 Korrik, 15:12
-
Lojërat Olimpike në Paris, arrestohet një kuzhinier rus! Dyshohet se po komplotonte me forcat ruse për destabilizim
25 Korrik, 09:40
-
VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët
24 Korrik, 19:29
-
Jannik Sinner tërhiqet nga Lojërat Olimpike
24 Korrik, 19:10
-
Sinqeriteti i Platinisë: Futbolli në Olimpiadë sa për të mbushur stadiumet
24 Korrik, 17:30
-
Rikthehet Celine Dion, ja shifra që do paguhet për vetëm një këngë në ‘Lojërat Olimpike 2024’
24 Korrik, 16:46