Tregu mediatik në Shqipëri konsiderohet i polarizuar, televizionet të ndara në linja politike dhe ato që janë pranë qeverisë së shpeshti marrin reklama nga buxheti i shtetit.
Të dhënat e mbledhura nga Balkan Insight prej Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se nga qershori i vitit 2012 deri në fund të vitit 2013 janë shpenzuar nga buxheti i shtetit 110 milionë lekë ose 730 mijë euro në reklama televizive.
Mbrojtja
Ministria e Mbrojtjes ka qenë shpenzuesi më i madh në këtë linjë, në masën 82.2 milionë lekë ose ndryshe 584,000 euro. Thuajse i gjithë buxheti i reklamave publike shkon tek stacionet televizive dhe agjencitë në pronësi të Aleksandër Frangajt. Frangaj është pronari i Media 6, kompania mëmë e Tv Klan, një prej transmetuesve më të mëdhenj në vend, i lidhur më tej edhe me televizionin 24 orësh informativ, ABC News.
Nga ish-kritik i Berishës, Frangaj më pas krijoi marrëdhënie të afërta me kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike.
Katër fushata të mëdha reklamimi janë kryer nga Ministria e Mbrojtjes, në vlerën 584.000 euro dhe shkuan tek dy agjencitë e lidhura me Frangajn.
Të dhënat e thesarit tregojnë se në datën 6 qershor dhe në 14 qershor, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, Ministria e Mbrojtjes firmosi dy kontrata me Zoom Events, në vlerën 40 milionë lekë ose 284 mijë euro.
Të dhënat në regjistrin e biznesit tregojnë se drejtor i Zoom Events, krijuar në 30 janar 2013 është Eptan Lohja. Lohja është menaxheri i marketingut i televizionit Klan dhe gjithashtu ka një vend në bordin mbikëqyrës të televizioneve Tv Klan dhe ABC News.
E njëjta ministri dha dy kontrata tjera në shumën 42.7 milionë lekë ose ndryshe 300 mijë euro për Promo Sh.p.k, një agjenci reklamimi në pronësi të Eduart Frangajt, vëllai i Aleksandër Frangajt.
Të dhënat e Thesarit tregojnë se ministria shpërndau reklama përmes kontratave direkte dhe jo tenderit të hapur që është e parashikuar nga shërbimin e prokurimeve publike.
Dikastere e bashki
Edhe ministritë e tjera dhe institucione shtetërore kanë treguar bujari ndaj Promo Sh.p.k dhe kompanive të lidhura me Frangajn.
Promo Sh.p.k ka marrë dy kontrata tjera nga Ministria e Brendshme respektivisht në vlerën 3.9 milionë lekë dhe 9.97 milionë lekë.
Ministria e Bujqësisë dha për Media 6 dy kontrata dhe një tjetër nga Ministria e Drejtësisë në dy vitet e fundit, në vlerën 3.6 milionë lekë. Tre kontrata të tjera të vogla ju dhanë ABC News nga dy komuna të drejtuara nga demokratët dhe Ministria e Bujqësisë në vlerën 2.7 milionë lekë. Një tjetër kompani e Frangajt, Media 66 mori një kontratë nga Ministria e Drejtësisë në masën 1.4 milionë lekë.
Totali
Në total, pesë kompani të lidhura me Frangajn kanë marrë një shumë prej 103 milionë lekësh ose ndryshe 730 mijë euro, në reklamimin shtetëror prej dy vite.
Ndryshe nga kjo kompani, psh, Top Channel, televizioni më i madh privat në vend, mori 1.3 milionë lekë ose 9.940 euro në të njëjtën periudhë.

(Në foto: Skema e pagesave të institucioneve të shtetit për Frangajn)
Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com