Skemat me TVSH, eksperti: Të ndryshojë mënyra si mund të hapet një biznes i ri (VIDEO)

Të gjithë individët që kërkojnë të hapin një biznes të ri, fillimisht duhet t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar të pasurisë dhe identitetit. Kjo është një nga zgjidhjet që jep eksperti fiskal Enkelejd Dermyshi për të minimizuar skemat e mashtrimit me TVSH-në.

Sipas ekspertit të ekonomisë, në legjislacionin shqiptar nuk ka filtra që evidentojnë personin që hap biznes.

“Aktualisht legjislacioni shqiptarë ka krijuar një lirshmëri bizneseve, për kushtet që ata mund të paraqesin në QKR dhe të çelin aktivitetin. Nuk kemi barriera ose filtra që të bëjnë të mundur evidentimin se kush janë këta persona që po regjistrojnë biznesin. Pra, çfarë të ardhurash kanë, çfarë profile kriminal kanë. Duhet riparë mënyra se si iniciojnë aktivitetin këto biznese dhe të ketë kontroll të vijueshëm nga organet përkatëse”, sqaron eksperti Dermyshi.

Dermyshi thotë se projektligji i ri i fiskalizimit, do të ulë mundësitë për të ndërtuar skema mashtrimi. Por eksperti shprehet se rastet e abuzimit nuk do të eliminohen asnjëherë, sado i saktë të jetë legjislacioni.

“Kuadri ligjor parashikon realisht filtra që do e bëjnë shumë të vështirë mundësinë e bizneseve që të kryejnë evazion. Dhe kjo është shumë e shëndetshme edhe për ekonominë e vendit. Nuk mund të themi që ligji parashikon çdo rast evazioni, pasi evazion ka dhe do të ketë përsa kohë ka njerëz që e shohin mënyrën e të bërit biznes nëpërmjet evazionit”, shprehet fiskalisti. 

Ndërkohë sa i takon mënyrës se si bëhet rimbursimi i TVSH-së ku bizneset shpallin falimentin, eksperti citon ligjin për procedurat tatimore ku shpreh në mënyrë të qartë që për çdo kërkesë për rimbursim tatimorët duhet të ushtrojnë kontrolle. Skema e mashtrimit ku dyshohet se i është shkaktuar një dëm prej 30 milionë euro buxhetit të shtetit, ndodhi para pak ditësh ku u arrestuan 16 persona, që administronin kompani të ndryshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja