Shit-blerje me fatura fiktive/ Zbardhet skema si mashtruan me TVSH-në 15 biznesmenët në Tiranë (EMRAT)

TIRANË- 15 biznesmenë kanë rënë në pranga, në një mega-operacion të Policisë së Tiranës me akuzën e mashtrimit me skemën e TVSH-së. Këta biznesmen dhe administratorë, kryesisht në fushën e ndërtimin, emrat e të cilëve Report Tv i disponon, kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, i përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv , flitet për një shumë prej 4 mln eurosh.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregtar për të cilin, uniformat blu nuk japin informasione, për arsye hetimi. "Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka bërë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.  Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera", njofton policia.

Nga ky operacion, fillimisht kanë qenë së paku 50 persona të shoqëruar,  por pas verifikimeve në pranga kanë rënë 15 prej tyre, disa të tjerë janë në kërkim. Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh. Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje. Në kuadër të këtij aksioni, vetëm disa ditë më parë, u arrestuan 4 bashkëpronarë të kompanive të transportit publik dhe 4 punonjës, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t'i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Të arrestuarit
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company
2.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE
3.Astrit Lala, kompania Leksi Security 1
4.Haxhi Sala, kompania Leksi Security
5.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k
6.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k
7.Shkëlqim Prodani, kompania Red Black
8.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans”
9.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k
10.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas”
11.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction”
12.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k
13.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s”
14.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma”
15.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmeti

*Raportuan për Shqiptarja.com online Xhensila Kodra dhe Arsen Rusta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Zbardhet skema, si mashtruan me TVSH-në 15 biznesmenët në Tiranë

Policia jep informacion zyrtar mbi arrestimin e 15 personave që akuzohen për mashtrim me TVSH.

"Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në pranga 15 administrator të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Informaliteti", në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit:  

B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020  lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar  për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.  Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”, njofton policia. 

Ora 10:34
Ja pronari i arrestuar për mashtrimin e TVSH-së, ndërtoi rrugën 'me gropa' në Berat

Një ndër emrat e arrestuar nga operacioni i një dite më parë, është edhe biznesmeni Paqsor Buzi. Ai është pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët.

Ora 10:30
Kush është ish-kandidatja për deputete e PD-së e arrestuar, ortake te Shpresa AL

Shpresa Joanidhi është një tjetër biznesmene e arrestuar si pjesë së skemës së mashtrimit me TVSH-në. Ajo ka qenë kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti "SHPRESA" SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ridvan: 06/09/2019 08:18

    Ai qe ka biznes e di, se rimbursim tvsh nuk behet kurre pa patur nje ndihme dhe dike ne tatime ose ne ministri te financave, kta thjesht jan areatuar se eshte prishur pzaru me ata lart

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiuni: 05/09/2019 23:08

    Urgjent të dërrmohen!

    Përgjigju
  • naumi: 05/09/2019 16:32

    Denojini ne maksimumim e denimit,,,qe te vene mend dhe te tjeret....

    Përgjigju
  • KIRI: 05/09/2019 15:38

    ARRESTOJINI QENTE E POSHTER,,HAJDUTE TE FELLIQUR,,I THONE VETES DHE BIZNESMEN,,,JANE KETA PISAT E PD,,,I KA MESUAR SALIU DHE META TE VJEDHIN SHTETIN,,,,POR NDALU BEG SE KA EDI RAMA,,,,,PRITNI PRITNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA,,...

    Përgjigju
  • Liu: 05/09/2019 14:29

    meqe ra fjala, po keta ketu te Orbico, i keni kontrolluar ndonjehere ?

    Përgjigju
  • Silva: 05/09/2019 14:27

    ARRESTOINI KETA PLEHRAT E PD,,SE PASKAN QENE HAJDUTE DHE KRIMINELE TE LINDUR...

    Përgjigju
    • Lesh me qime: 30/09/2019 13:18

      Lesh lesh heheeh ha se te ben mire

  • Padije: 05/09/2019 13:06

    Propaganda eshte arma me e tmerrshme qe ka shpikur njerezimi!

    Përgjigju
  • popull hajdut: 05/09/2019 12:01

    Kush pretendon se ky vend do behet:familjen ku ta kete me soj e sorrollop!

    Përgjigju
    • A.n.: 05/09/2019 22:24

      Une per vete i shpetova urimit. :)

    • Ehhh: 05/09/2019 15:11

      Ke then fjal me vend

  • Qytetari: 05/09/2019 10:26

    GPG Company ne mos gaboj eshte fituese e lotit te 1 te bypass te Tepelenes

    Përgjigju
  • Ujku: 05/09/2019 09:21

    Edhe keta do lirohen si peshqit e medhenj te biletave, ne burg do mbetet roja i kantierit dhe hidrauliku.

    Përgjigju
    • Tarasi: 05/09/2019 12:55

      fiks

  • Liu: 05/09/2019 08:16

    U arrestuan 4 veta 2 peshqit e medhej u leshuan mbeten ne burg cironkat, kjo eshte drejtesia qe duam .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot