Ekonomia në rënie/ eksperti: Kujdes me shpenzimet, të shtyhen investimet në infrastrukturë! Rritja e borxhit rëndon mbi qytetarët

Çdo qytetar i vendi për vitin 2020 ka 5 mijë euro borxh, ndaj shtetit. Ekspertët e fushës e shpjegojnë këtë fakt në bazë të përllogaritjeve të borxhit publik dhe efektit të koncesioneve.

“Një qytetar shqiptar sot ka një borxh publik 3800 dhe nëse fut efektin e PPP-ve shkon në rreth 5000 eurove, pra për një familje me 4-5 anëtar shkon 20 deri 25 mijë euro, që do të thotë që një qytetar duhet të  punoj katër vite për të paguar borxhet. Pra ka arritur niveli i borxhit në atë pikë që edhe vetë FMN është shprehur se duhet të kemi shumë kujdes”, shprehet Enkelejd Dermyshi.

Në të njëjtën linjë me rekomandimet e FMN-së eksperti për çështjet ekonomike dhe fiskale Enkelejd Dermyshi, thotë për Report TV se projektet e mëdha infrastrukturore dhe aeroportuale duhet të shtyhen.

“Është shumë e rëndësishme që investime të  tilla të kryhen por jo në këto momente. Tani është e domosdoshme të mbahet nën kontroll deficiti buxhetor dhe ekspozimi i deritanishëm i PPP-ve”, theksoi eksperti.

Sa i takon buxhetit të vitit 2021, eksperti sqaron se buxheti është hartuar si të ishim në situatë normale, teksa thotë se duhet të merren masa për të mbrojtur biznesin.

“Janë shumë pak të prekshme ndryshimet që kanë ndodhur në këtë buxhet, pra është bërë një projeksion sikur do të jemi në kushte normale. Problem është fakti që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti nuk kemi pasur masa konkrete për përkrahjen e biznesit. Nuk kemi marrë një politikë që sektorin prodhues dhe eksportues ta përkrahim nga importi. Pra ne nuk kemi një politikë proteksioniste këtë periudhë”, pohon Dermyshi.

Dermyshi është pesimist edhe për rritjen e konsumit që deri tani raportohet se ka rënë me 7.5%.

“Konsumi rritet atëherë kur ne kemi rritur fuqinë blerëse. Të ardhurat i ke njësoj do të shpenzosh po njësoj ose më pak. Nuk mund të themi vetëm investime publike, dhe PPP, por sa do të përkthehen në të ardhura për qytetarët dhe në mundësi punësimi kjo është e paqartë.  Në Shqipëri ne ende nuk kemi rishikuar nivelin e TVSH-së për mallrat e konsumit dhe është shumë e rëndësishme, duhet të bëhet pasi qytetar shqiptar paguajnë 20% për çdo lloj produkti dhe kjo nuk është normale”, u shpreh ai.

Ndërkohë ai thotë se duhet patjetër të përcaktohet minimumi jetik në vend, dhe të vendoset një standard jetese, që arrihet vetëm nga fuqizimi i biznesit.

“Nuk kemi krijuar realisht një minimum jetik që është i pamatshëm, 30 mijë lekëshi nuk është një minimum jetik por është paga minimale. Ne duhet të vendosim një standard, por që të shkojmë këtu duhet të ndihmojmë biznesin që të fuqizohet nga ana ekonomike”, pohon eksperti.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vladimir: 03/12/2020 19:41

    Nuk i gjej fare me vend keshillat e ekonomistit. Krejt e kunderta, investimet ne infrastrukture jane investime te shendosha qe sot, ne kete situate stanjacioni te rende, sjellin pune dhe likujditete shume te nevojshme, ndersa neser jane nje premise e mire per te rifilluar nga nje baze infrastrukturore me e perparuar. Klo politike eshte edhe ne programin ekonomik te Presidentit amerikan te zgjedhur. Jane te tjera investimet qe duhen rishikuar ne buxhet, ato joproduktive, ndoshta edhe pagat mbi 100 mije leke te ulen perkohesisht e sa e sa te tjera...

    Përgjigju
  • Lleshi: 03/12/2020 18:35

    Po ku e can koken KM per borxhin rendering ka qe ai te jete mire bashke me familjen dhe stafin qef ie rrine peqe lepe. Kjo eshte ee tmershme qef tee lesh popullin fukara dhe ti japesh atyre kelyshave PPP o zot cpo na ndigjojne veshet cdo dite!!!! Varferi dhe cmenduri !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit