Organi i akuzës ka dërguar në Gjykatën e Tiranës, emrat e 24 personave dhe 8 subjekte tatimorë, të akuzuar si të përfshirë këtë skemë. Shtetasit dhe subjektet e administruar prej këtyre personave akuzohen të gjithë për veprën penale të “Fallsifikimit të vulave, të stampave ose formularëve” në bashkëpunim, që ka sjellë pasoja të rënda, e parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
Të përfshirë në këtë skemë mashtruese kanë qenë edhe 14 persona të tjerë, për të cilët është dërguar pak javë më parë kërkesa për gjykim dhe tashmë ka nisur procesi në gjykatë. Prokuroria e Tiranës e ka nisur këtë hetim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. PDF - Skema e plotë e mashtrimeve të 32 personave
Personat dhe subjektet e dërguar për gjykim në pjesën e dytë të dosjes janë:
Përparim Zeqaj; Shoqeria “Sile-Alb”, me administrator Përparim Zeqaj; Jurxhin Zeqaj; Shoqeria “Prokat”, me administrator Jurxhin Zeqaj; Durim Musa; Shoqeria “Musa”, me administrator Durim Musa; Avni Hoxha; Shoqeria “Hoxha”, me administrator Avni Hoxha; Robert Hoxha; Shoqeria “XHOIS GROUP”, me administrator Robert Hoxha; Vjollca Hoxha; Shoqeria “Franko-94”, me administrator Vjollca Hoxha; Mimoza Hoxha; Shoqeria “Rei 2012”; Krenar Mukaj; Shoqeria “Gold Plus, me administrator Krenar Mukaj; Agim Xhika; Josif Kadria; Maltin Lleshi; Artan Mallkazi; Roland Simolla; Petrit Terziu; Bedri Murrja; Nuredin Ceni; Bujar Stillo; Xhelil Toshi; Sokol Shatku; Ilia Delliu; Viktor Xhani; Metodi Marku; Agron Koçi; Pashako Muha.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)