Skenë gjigante në Sheshin
Nënë Tereza për “Tirana Fest"

Skenë gjigante në Sheshin <br />Nënë Tereza për “Tirana Fest"
Duke filluar që nga sot në mëngjes ka nisur puna për ndërtimin e një skene me përmasa të pazakonshme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila do të pres koncertin “Tirana Fest”, që do të zhvillohet ditën e shtunë dhe të diel.

Koncerti është organizuar në formën e një feste të madhe qytetare, që ofron aktivitete dhe argëtim për të gjithë kryeqytetasit. Gjatë dy ditëve të këtij aktiviteti, i cili fillon të shtunën, datë 22 shtator, në orën 09:00, dhe të dielën, datë 23 shtator, hapet në orën 14:00, këngëtarë dhe muzikantë shqiptarë dhe të huaj nga SHBA dhe Britania e Madhe do të japin koncerte live. Britani e madhe do të hap koncertin, ndërsa ndër të të tjera pritet të ketë edhe aktivitete me sporte ekstreme, lojëra për fëmijë, etj. Për adhuruesit e sporteve ekstreme do të ketë shfaqje me motorë, MBX dhe skateboard, gjatë të cilave do të ekzekutohen numra mbresëlënës. Sportistët e këtyre sporteve do të ndërveprojnë me spektatorët duke treguar historitë e tyre për të pranishmit.
(dh.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga