Një tërmet me magnitudë 7,6 goditi një zonë 14 kilometra në jugperëndim të Petaloza Arriba në Panama, njofton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Sistemi amerikan i paralajmërimit sinjalizoi rrezikun e një cunami pas tërmetit. Tërmeti u ndje edhe në Costa Rica dhe zgjati për një kohë të konsiderueshme.
Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve.
Gazetarët e AFP raportojnë për skena paniku në kryeqytetin e Panamasë.
Sistemi amerikan i paralajmërimit ka sinjalizuar valë potencialisht të rrezikshme përgjatë brigjeve të Costa Rica-s, Ekuadorit, Perusë, Nikaraguas, Guatemalës, El Salvadorit dhe Meksikës./La Repubblica









Komente
Komento