Sali Berisha dhe të ngjashmit me të nuk dinë të presin. Nuk duan të presin zgjedhjet për të parë nëse populli i voton apo jo. Nuk dinë të presin vendime gjyqësore për të kuptuar nëse në një konflikt kanë të drejtë apo jo? Nuk dinë të presin fundin e një mandati, por duan që ta ndërpresin në mes atë. Tani, nuk duan të presin rrugëtimin e Lulzim Bashës në konsumin e mandatit si kryetar i PD-së, mandat që rimori mes duartrokitjeve dhe etuziazmit jo shumë larg mesqershorit të këtij viti.
Qytetërimi njerëzor shpiku Shtetin e të Drejtës mes gdhendjeve prej artisti, në shekuj e shekuj të tërë, të kokave të nxehta njerëzore, pikërisht për të vendosur Drejtësinë dhe për të arritur Vërtetësinë në momentet më kaotike. Janë konsumuar kaq shumë konflikte mbi rruzull, kanë humbur kaq shumë jetë, janë deformuar kaq shumë shoqëri, e nga e gjitha kjo nuk jemi kursyer mes popujve më të torturuar edhe ne shqiptarët. Menduam se po gjenim qetësinë dhe mundësinë e lirisë dhe të zhvillimit pas viteve ’90, por dashamirësit e kaosit, e padurimit, e deformimit janë ende brenda nesh. Maturia dhe mençuria për këtë grupim pushtetdashësish, ka mbetur vetëm në librat me legjenda të moçmish e kreshnikësh, realiteti për ta është thjeshtë një tortë ku duhet të hidhen me kokë për të rrëmbyer copën.
Veprimet e Berishës dhe të pak njerëzve të ngjashëm të mbetur rreth tij, tashmë nuk habisin më njeri. E vetmja habi është bashkimi me të i ndonjë te riu dhe të reje, në formë dashamirës qytetërimi e demokracie Perëndimi, por në përmbajtje alergjikë ndaj penelatave mjeshtërore të shekujve që përkufizuan me finesë Shtetin e të Drejtës.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11