‘Skena vjen tek ju', Teatri i Operas dhe Baletit përfundon turin në qytetin juglindor të Korçës.
Skena lëvizëse u pozicionua në sheshin e Katedrales Ringjallja e Krishtit duke bërë dhjetëra qytetarë por edhe turistë të ishin prezentë për të ndjerë nga afër magjinë e këngëve klasike sjell nga orkestra simfonike dhe solitët e TKOB nën dirigjimin e Edmond Dokos me ariet më të njohura të kryeveprave muzikore.
Solistja e mirënjohur e Teatrit të Operas dhe Baletit Dorina Selimaj përshëndeti publikun artdashës korçar i cili mori pjesë në performancën e tyre duke impresionuar edhe vetë solistët që u ngjitën në skenë.
Kjo nismë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u mbështet edhe nga ministria e kulturës e cila u ndal në disa qytete të vendit për të përcjellë artin sa më pranë publikut.