Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës

Skenari/ Lindita Nikolla presidente e përkohshme nëse Kushtetuesja shkarkon Ilir Metën, ja çfarë qëndron pas mesazhit të Ramës

Ilir Meta dhe Lindita Nikolla

Gjykata Kushtetuese do të nisë në 1 shkurt 2022 shqyrtimin  e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj. Sipas të gjitha gjasave, Kushtetuesja mund të shprehet brenda muajt shkurt për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President. Ndërkaq, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në muajin prill të këtij viti maxhoranca do të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës. Deklarata e Ramës u lexua si një sinjal paralajmërues për një shkarkim të mundshëm të Ilir Metës, por në fakt procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri janë një detyrim kushtetues dhe nuk kanë lidhjet me fatin Metës.

Pika 2/1 e nenit 88 të Kushtetutës parashikon që Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Mandati i Ilir Metës mbaron në 24 korrik të vitit 2022. Kushtetuta i dikton maxhorancës që të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri para datës 24 maj 2022. Kushtetua nuk e kufizon Kuvendin për kohën e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit, mjafton që procedurat të mos nisin pas datës 24 maj 2022. Pra, Kuvendi mund të nisë që sot procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, i cili e fillon detyrën pasi Metës t’i mbarojë mandati.

Po çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon Presidentin Ilir Meta para se t’i mbarojë mandati?!

Nëse Kushtetuesja konfirmon si të ligjshëm vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Metës, në të rast vendin e tij e zë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pika 1 e nenit 91 të Gjykatës Kushtetuese parashikon që “kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij”. Në këtë rast, zonja Nikolla do të ushtrojë kompetencat e presidentit përkohësisht.

Nëse Gjykata Kushtetuese shkarkon nga detyra presidentin Ilir Meta, vendimi i shkarkimit hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në këtë rast, Kuvendi është i detyruar që të nisë brenda 10 ditëve procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ka edhe një skenar tjetër, sipas të cilit Meta mund të shtyjë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar për axhenda të ngjeshura, me qëllim që të mbarojë mandatin. Megjithatë, është edhe nëse Metës i mbaron mandati para se të marrë vendim Gjykata Kushtetuese, procedura për shkarkimin e tij nuk pezullohet. Pika 3 e nenit 63 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që “dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes”.

Po çfarë vlere ka nëse Kushtetuesja shkarkon Metën pasi këtij të fundit i ka mbaruar mandati? Në këtë rast, Meta hyn në histori si presidenti i parë shqiptar i shkarkuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës si dhe humbet të gjitha privilegjet si ish President.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Presidenti: 24/01/2022 19:34

    Rotacioni fillon nga larte poshte. Nuk eshte asnjehere vone per rotacion. Sa per kryeministrin ai, vertet eshte piktor,por eshte nje menaxhues shume i mire i problemeve te vendit, dhe kete e kemi pasqyre te shnderrimeve te faqes te qyteteve ne gjithe Shqiperine dhe puna vazhdon pa nderprerje. Shkopinj gjate rruges ka nga keqdashes te zhvillimit. Per 20 vjet ne s'kishim drita,uje,rruge etj. Opozita e sotme na privoi te drejten e te qenit njeri, nuk kemi nevoj per sherret e protestat e opozites.PRESIDENT INTELEKTUAL TE VEJE PIKAT MBI "I". KRYETAR KUVENDI NJE MAGJISTRAT QE TE NJOH LIGJET,jo mesues a profesion tjeter me ufo,kristal,vitrina o njerez.

    Përgjigju
  • Blloku: 24/01/2022 16:33

    Hiqet nje koktul,si,"hajdut i ligjshem" dhe do e zevendesojne me nje pesarake,qe eshte ne vendin e gabuar, ne kohen me te veshtire qe jane shqiptaret. Mund te jete nene,grua e mire, po nga intelekti duhet te jete nje hic( nuse golloborde).E keni bere emerimin e presidentit, sikur po vini nje coban per te ruajtur tufen me dhi e dele. Mos u tallni me intelektuaket, qe per fat te mire nuk i mungojne Shqiperise dhe plotesojne kriteret ne te gjitha drejtimet per tu bere president.

    Përgjigju
    • Duli: 24/01/2022 18:38

      Po pse ca na duhet nje president intelektual? Kur kryeministri eshte karagjoz, kreu bashkise nje mistrec, i kovendit nje tuaf, i opozites nje deshtak??? Ndaj dhe presidenti ka nevoje te jete i njejti kaliber. Dhe mos ofendo cobene a barinj se ne historine e popullit tone ata njohen te mencur!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale