Skënder Brataj: 21 raste me variantin Delta janë konfirmuar nga 1 qershori deri në 11 korrik, 11 në vatra familjare! Asnjë vaksinë s'të mbron 100% nga infektimi

Nga 1 qershori deri më 11 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv.

“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste... 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.

Duke theksuar se nuk do të kthehemi në skenarin e mëparshëm, Brataj nënvizoi se masat do të varen nga situata. Në vijim Brataj tha se do të kemi rritje të rasteve pas shfaqjes së variantit Delta.

"Do të ketë një rritje të lehtë të rasteve, ka një ngarkesë virale më të lartë se alfa që ka qenë dominant deri në këtë moment, sigurisht dihej se do të kishte dhe do të ketë rritje akoma. Njerëzit me forma të lehta nuk kërkojnë tampon sepse thonë do izolohem, kjo është papërgjegjshmëri sepse e mira është të izolohesh. Është e domosdoshme distanca dhe përdorja e maskës në ambiente të mbyllura. Do të ketë përhapje më të madhe në shtator, në këtë moment është konstante. Thjesht duhet të kenë kujdes sepse derisa virusi është mes nesh pandemia ska mbaruar.

Kurse sa i përket masave asgjë nuk përjashtohet, do të jenë në varësi të situatës, dje erdhi konfirmimi edhe pse ne e dinim duke nisur nga përmasat e infektimit ne e kishim kuptuar. Qytetarët e dinë që është prezent dhe që ka një rritje të lehtë. Të vaksinohemi sa më shumë dhe të krijojmë imunitet ndaj virusit sepse duhet të bashkëjetojmë me të. Masat do të varen nga situata por nuk do jemi në skenarin që ishim", shtoi kreu i Urgjencës Kombëtare.

Ndërkaq Brataj nënvizoi dhe simptomat kryesore të variantit Delta.

“Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa.. ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Dhe shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri. Dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë humbja e shijes dhe nuhajtes, nuk është e përjashtuar por deri më tani nuk janë vënë re. Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit. Me COVID janë rreth 9 pacientë në mos gaboj, pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar”, tha ai.

Deri më tani vaksina nuk është me detyrim për qytetarët, ndërsa Brataj nënvizoi se asnjëra prej tyre nuk të mbron 100% nga infektimi.

“Ska vaksina me detyrim  deri më tani. Asnjë vaksinë stë premton 100% se nuk do infektohesh. Por ka një përqindje të vogël mundësia për tu infektuar. Nuk ka një të dhënë të saktë për bluzat e bardha, në çfarë pike jemi, por di që mbi 90% në bluzat e bardha janë vaksinuar. Nuk ka një statistikë të saktë për të thënë se kaq personel shëndetësor është vaksinuar. Në këtë moment ska vendim që të  bëhet me detyrim vaksinimi gte bluzat e bardha”, shtoi më tej Brataj.

Nëse ky virus do të ketë mutacione të tjera ende nuk dihet.

“Në historinë e mjëksisë ska virus që nuk pëson mutacione ky virus mund të ketë kaluar mbi njëmijë mutacione por varet se kush është i rrezikshëm. Variante mund të ketë mbi njëmijë por domethënëse janë këto të 4.  Por dhe virusi ka një mënyrë jo të pafund të mutacioneve por ne u krijojmë mundësinë e përhapjes”.

Komiteti teknik i ekspertëve ditën e sotme bëri me dije se varianti Delta është prezent në Shqipëri në 10 qytete, nga të cilat 6 prej rasteve janë të vaksinuar me 2 doza. Komiteti Teknik ka sqaruar se janë raportuar raste me variantin Delta në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastër, Korçë, Peqin, Mat dhe Vlorë. Ndërkohë, mes rasteve të konfirmuara me variantin Delta janë edhe 8 shqiptarë të ardhur nga jashtë, përkatësisht, 2 nga Britania, 2 nga Gjermania dhe nga një rast nga Çekia, Spanja, Maqedonia dhe nga Pakistani. Nga këto 6 prej tyre janë vaksinuar me të 2 dozat e vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Coronavac të marra jashtë vendit.

 

Intervista e plote

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)