Skënder Brataj: Ja çfarë duhet të evitoni për t’i shpëtuar temperaturave të larta dhe kush është më i rrezikuar...

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai u ndal tek problematikat që kanë njerëzit nga temperaturat e sezonit, kujdesi që duhet treguar dhe disa këshilla praktike që të shmangim komplikacionet nga i nxehti.

”Në javën që nis pritet që të kemi temperaturat më të larta deri tani dhe normalisht numri i urgjencave pritet të shtohet” tha Skënder Brataj në fillim të bisedës, duke theksuar se duhet një kujdes më i veçantë për infantilët, leonatët dhe të moshuarit, pasi këto kategori janë të parët që ekspozohen ndaj riskut.

“Presim që në urgjencë të kemi raste personash që shfaqin probleme me hidratimin, viroza të stinës dhe goditje nga dielli dhe urgjencat janë gati për çdo moment” shtoi më pas kreu i Urgjencës, duke thënë se shqetësim më i madh mbetet goditja nga dielli, pasi njerëzit ekspozohen në orare jo të përshtatshme, ku orët më të nxehta nuk rekomandohen. Por cilat janë disa nga problemet që shfaqen nga goditja nga dielli?

“Së pari dëmtimi i lëkurës, rrezet e diellit në oraret e pikut mund të bëjnë shumë dëme. Së dyti ndryshimet neurologjike, ose ajo që njihet si enjtje e trurit, e shoqëruar me plogështi, dhimbje koke dhe këputje, së treti personat kardiak duhet të reduktojnë maksimalisht diellin për shkak të ngritjes së presionit të gjakut” shtoi ai. Një tjetër problem që preku Brataj ishte dhe përdorimi i kondicionerit në vapë, që nuk rekomandohet të ketë gradim më shumë se 22 gradë. ”Duke na lezetuar kondicioneri në një ambient të mbyllur, mund të kemi kontraktime muskulare që krijojnë probleme dhe ngrirje shpatullash apo qafe” nënvizoi ai. I pyetur nga moderatorja për kujdesin e përdorimit të kondicionerit në ambient me fëmijë të vegjël dhe bebe, kreu i urgjencës tha se duhet evituar kondicioneri, veçanërisht kur fëmijët janë të ekspozuar përballë tij, tha Skënder Brataj në fund të bisedës për problematikat nga temperaturat e larta.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite