Skënder Brataj jep lajmin e mirë: Po eksperimentohen 4 vaksina, rezultatet janë pozitive

Kur do të dalë vaksina për të luftuar koronavirusin? Kjo është pyetje që po mundon gjithë botën.  Megjithatë sinjale pozitive vijnë nga shkencëtarët.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një komunikim në Facebook bëri të ditur se në SHBA, por edhe në dy vendet të Evropë janë duke u testuar tek njeriu 4 vaksina. Referuar studimeve, Brataj tha se rezultatet janë pozitive.

"Për vaksinat janë bërë disa studime. Ka filluar në SHBA dhënia e vaksinës së parë në mënyrë eksperimentale për të parandaluar covid 19 si sëmundje. Ky program është ndarë në dy faza, janë marrë shumë vullnetare. Duhet të jenë njerëz të shëruar dhe para se të veprohet mbi këta persona, kontrollohen me tampon serologjisë që nuk kanë pasur infeksion. Janë zgjedhur dy grupe, 18-55 dhe 65-85 vjeç. Të dy po trajtohen me dy mënyrë të ndryshme. Në grupin e parë do të bëhet një lloj vaksine me disa doza. ndërsa në grupin e dytë që janë më të rrezikuar do të bëhet vetëm një. Janë 4 vaksina PNT162 që po eksperimentohen. Janë marrë 4 forma të ndryshme të virusit. Gjëja e parë është që këta persona që po eksperimentohen, kërkuesit shkencorë në radhe të parë nuk japin dëmtime, në radhë të dytë të japim rezultat të pritshëm dhe në radhë të tretë të zhvillojnë antitrupa. këtu po punohet në SHBA, në Belgjikë dhe Gjermani. Kanë filluar të duken rezultatet e para te njeriu. Kanë filluar të tregojnë që po prodhohen antitrupa. Kjo është pozitive. Prodhuesit e vaksinës garantojnë që me përfundimin e testeve brenda 2020 do të ketë disa milionë vaksina dhe brenda 2021 do të ketë disa miliona të tjera vaksina. Pra janë 4 lloj vaksinash dhe sinjali i parë është pozitiv, po prodhojnë përgjigje ndaj  kësaj sëmundje. si do të jenë rezultatet këtë do ta thonë shkencëtarët në vazhdim", u shpreh Brataj.  

Brataj qetësoi të gjithë shqiptarët, se vendi do ti kthehet normalitet. Eksperienca- tha ai- ka treguar se viruset nuk durojnë përjetë.

"Do kthehemi në normalitet sepse nuk ka sëmundje që duron përjetë. eksperienca mijëvjeçare ka treguar që cdo sëmundje ka pasur ciklin e vet, pavarësisht ku ka qenë niveli i shkencës për t'iu përgjigjur me terapi apo vaksinë. Sot për fat të, mirë i kemi këto dy mundësi. Kjo periudhë do të mbarojë. Sa më shumë ta respektojmë aq më pak dëme do të kemi. Lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus", deklaroi Skënder Brataj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dert: 12/05/2020 18:06

    ky esht lajm i keq sepse ska vaksine per viruse qe zhduken vete, popull. mos u beni budallenj te cpoheni nga keta te cmendur

    Përgjigju
    • Gezimi: 12/05/2020 20:15

      Ka viruse qe zhduken vete per tre vjet, ka edhe vaksina qe imunizojne popullsine dhe i vene fre infeksionit ne mase. I cmendur je ti qe flet keshtu.

  • Latif: 12/05/2020 18:05

    Qemal Stafa i Kovid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump