Skënder Minxhozi: Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD

Skënder Minxhozi: Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara Nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në 30 vitet e fundit. Asgjë e re nën qiellin shqiptar, po ato vërejtje, po ato konkluzione. Fituesi lejohet të ushtrojë pushtetin e fituar, njëra palë bën lista ministrash, pala tjetër shullehet në plazh.

Edhe sjellja e Lulzim Bashës ndaj raportit në fjalë nuk përbën lajm. Megjithëse Basha është tashmë kryetar i rikonfirmuar i partisë, fabula e zgjedheve vijon t’i djegë edhe tre muaj pas votimeve. Jo si hall i opozitës që mbeti edhe katër vjet në kafene, por si diçiturë justifikimi për paaftësinë e tij si politikan, për të nisur dhe bitisur një fushatë elektorale pa humbje.

Basha u mor gjatë këto 24 orë me pjesën gri të raportit, duke u kapur pas kritikave të pritshme të vëzhguesve, e duke ua servirur demokratëve si valium për nervat e dobësuara.

Pak rëndësi ka për kryetarin e opozitës se po ata të huaj që shkruan raportin e kanë ndarë tashnë edhe zyrtarisht çështjen e fitimtarit dhe të humbësit në zgjedhjete 25 prillit. Pak rëndësi ka që edhe vetë opozita ka pranuar se nuk do ta bojkotojë parlamentin e ri. Që të dyja këto, rrethana që në fakt nuk u përkasin zgjedhjeve të vjedhura, por atyre normale.

Halli i Bashës është t’i gjejë një diçiturë në anglisht humbjes së tij të katërt elektorale rresht, e jo t’i ofrojë partisë që drejton një justufikim bindës për arsyet që çuan në humbjen e prillit.

Por halli i Bashës nuk ka përkuar shpesh me hallin e PD në keto tetë vjet. Sepse fjala vjen, kur Basha pyetet çfarë do të ndodhë me mandatin e Berishës në shtator, një hall i madh amerikan ky për partinë e dhjetorit ’90, kreu i partisë thotë se ska asgjë për të deklaruar. Krejt e pritshme, krejt normale: Lulzim Basha vijon në hallin e tij zgjedhor. As i duhet fare çfarë gropash krijohen rrugës për opozitën e lodhur që i bën ‘like’ në rrjetin social edhe atyre që marrin nëpër gojë ‘vilat e zotit Basha’!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë