Skënder Minxhozi: Ramën e rrezikojnë çmimet, jo protestat e opozitës me asteriks

Skënder Minxhozi: Ramën e rrezikojnë çmimet, jo protestat e opozitës me asteriks

Sali Berisha dhe Edi Rama

Basti i radhës është ky: a do të mbledhë më shumë njerëz në shesh Sali Berisha i sotëm, sesa Lulzim Basha i djeshëm?!  A peshon më tepër Partia Demokratike e dalë nga Rithemelimi, se PD e nëntë viteve të fundit, kur Basha mblidhte protestues në shesh, me Berishën, Kryemadhin dhe një dyzinë kryetarësh e VIP-ash të tjerë të opozitës në rreshtin e parë të foltores?!

Sali Berisha ka njoftuar një protestë kombëtare në 7 korrik në Tiranë, në një lloj inaugurimi të linjës së tij të re kundër qeverisë dhe në pritje që kuadratit t’i bashkohet pas njëzet ditësh edhe Ilir Meta që po mbledh orenditë e zyrës në Presidencë. Kjo e 7 korrikut është një sfidë që Berisha i bën të gjitha manualeve të protestave në Shqipëri, ku sezoni veror, vapa dhe pushuesit e shumtë plazheve, janë një kundër-indikacion i pastër për aktivitete politike. Përgjithësisht të menduarit politikisht venitet gjatë verës, kur opozitarë e votues të qeverisë miksohen nëpër plazhe me kostume banjoje. Por Berisha kërkon të hapë ciklin e tij të tretë politik në krye të PD, me një akt publik dhe të zhurmshëm. Dhe ku ka më të zhurmshme se një protestë para dritareve të Edi Ramës?!

Nëse në planin taktik idea e Berishës është normale dhe e kuptueshme, në realitetin përvëlues të verës shqiptare një ide e tillë ka më shumë sesa një risk brenda. Nuk janë të paktë këto orë deputetët dhe zyrtarët e PD të cilët privatish ngrenë supet kur i pyet sesi e ka menduar Doktori fabulën e 7 korrikut. Përtej frazeologjive hipokrite me primare, udhëheqje kolektive e respektim të mendimit alternativ brenda strukturave të partisë, Sali Berisha po bën edhe një herë të vetmen gjë që të di të bëjë: të vendosë e të vulosë ai vetë, pa asnjë sufler pas vetes!

Kështu e ka vendosur edhe shtatë korrikun, i bindur në instiktin dhe nuhatjen e tij, por edhe në vetëbesimin se është një organizëm politik i pashkatërrueshëm, inoksidabël dhe që nuk pyet as për vitet e as për konsumin e vet si lider politik.

Një përgjigje indirekte se cili mund të jetë rezutati i protestës së 7 korrikut, duket se e jep sondazhi i fundit i Eduart Zaloshnjës, në lidhje me pëlqyeshmërinë e liderëve politikë në momentin aktual. Mes Ramës dhe pjesës gri, Sali Berisha merr vetëm 27% të mbështetjes së personave të pyetur. Një përqindje që duket se përkon me të gjitha ato që janë pritshmëritë numerike të PD se Rithemelimit, pas ikjes së grupimit të Bashës dhe rrudhjes së buzëve të elektoratit gri, gjithnjë skeptik dhe të pakënaqur me rikthimin e përjetshëm të “kostumeve të vjetra” të politikës shqiptare.

E parë në këtë prizëm, protesta e 7 korrikut ka më shumë se një të panjohur brenda. E planifikuar si një gjest emocional, më shumë sesa si një lëvizje gjakftohtë dhe e bazuar mbi logjikë, kërcimi i Doktorit në meidanin e protestave mund të sjellë një impuls për opozitën nëse sheshi mbushet e Rama frikësohet, por mund të shënojë edhe një reagim të tipit “edhe ky si Luli…”, në rast se protestuesit e sjellë me autobusa do të jenë veçse një njollë e vogël në bulevard (dronët dhe Google s’të falin në këto raste).

Berisha ka zgjedhur të dalë në shesh pa Ilir Metën. Një akt nxitimi që duket se kërkon të afirmojë rolin drejtues të PD në opozitën e shtatorit. Pa Metën në shesh, Berisha do t’i llogarisë si të tijët pjesëmarrësit, e jo si “popullin e 2 marsit” që presidenti/kryetar i LSI,  thotë se  është garda e tij pretoriane!

Doktori i bën shumë mirë llogaritë e Edi Ramës, por duket se harron disi llogaritë e veta. Në parim momenti aktual është tejet i vështirë për qeverinë. Kriza e çmimeve ka futur në mendime të thella çdo shqiptar, tabelat e çmimeve të pikave të karburantit që duken më shumë mure pushkatimi për cilindo që ka një makinë.

Por kjo është llogaria e Ramës, jo e opozitës. Sepse ka dhe një të tillë për t’u bërë. A është PD e sotme mbartëse e besueshme e pakënaqësisë popullore për krizën, çmimet, korrupsionin dhe të këqijat e tjera të lidhura me qeverisjen?! Vështirë të thuash se po. Nëntë vjet ngjyrë rozë janë aty, me pluset dhe minuset e tyre, por pala përballë nuk vjen e virgjër dhe pa rekorde në këtë përballje.

Edi Ramën e rrezikojnë çmimet, konsumimi politik, korrupsioni i administratës dhe kriza, jo opozita aktuale e drejtuar nga politikanë me asteriks në fund të rreshtit. Berisha dhe Meta nuk janë varfanjakët që dolën nga hiçi për të sjellë një përmbysje politike dhe morale në këtë vend. Ata janë pjesa më e vjetër e sistemit dhe si të tillë do dalin në shesh edhe në 7 korrik. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh, para se të llogariten në ajër mijërat e militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë që do t’i përgjigjen thirrjes së Doktorit në piskun e vapës së korrikut, për të rrëzuar “Edvinin e zi”. Sepse në këtë vend të vogël dhe të ngratë ka shumë “të zinj”, e pak “të bardhë”!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selena: 27/06/2022 14:35

    Protestat e pd vetem xhama te thyer shkaktojne e shqetesojn kryeminstrin vetem nga ana financiare

    Përgjigju
  • Asteriksi: 27/06/2022 14:34

    Cmimet e larta si ka vene vete Rama po ashtu ndodhi rrjedha,sa per protestat me te vertete nuk ndryshojn asgje

    Përgjigju
  • Fatma: 27/06/2022 14:17

    Po i qani hallin Rames dhe ju aman

    Përgjigju
  • Toni: 27/06/2022 14:16

    Dhe kete situat po e menaxhon goxha mire dhe sa i perket ketij nongrades te rrij aty ku esht

    Përgjigju
  • Hensi: 27/06/2022 14:15

    Ikni more shifni punen tuaj

    Përgjigju
  • Mondi: 27/06/2022 13:55

    Rritja e cmive eshte tu ndodh ne te gjithe boten ku eshte shkak lufta qe po ndodh midis ukraines dhe rusise

    Përgjigju
  • Jorgo: 27/06/2022 13:54

    Rama e ka treguar shume mire qe ne gjithe keto vite qeverisje nuk e rrezikon me asgje

    Përgjigju
  • Ledio: 27/06/2022 13:38

    Cmimet sjane faji qeverise se teegu nuk kontrrollohet nga qeveria dhe cmimet jane rritur per shkak te luftes jo vetem ne shqiperi po kudo ne bote

    Përgjigju
  • florjan: 27/06/2022 13:37

    ju mendoni per popullin apo kush njerez do nxjerri me shume ne shesh ?

    Përgjigju
  • Luan: 27/06/2022 13:37

    U tregua ke do populli edhe ne sondazhin qe u be online le te ngrihet saliu sa te doje ne proteste

    Përgjigju
  • Enxhi: 27/06/2022 13:32

    Kush merret akoma me nje parti te vdekur si pd nuk e kuptoj

    Përgjigju
  • Alesio: 27/06/2022 13:31

    PD nuk e dijne cfare flasin vetem me protesta te kota dijne te merren

    Përgjigju
  • sina: 27/06/2022 13:14

    Sikur nje here te vetme te flasin mir keto te PD se sdin

    Përgjigju
  • eri: 27/06/2022 13:02

    po normale se vetem me protesta dhe dhune eshte mesuar ky non grada

    Përgjigju
  • Xhesi: 27/06/2022 12:57

    Ju te pd vetem rremuje dini te beni dhe vetem sherre nuk dini gje tjeter

    Përgjigju
  • Noel: 27/06/2022 12:56

    Kto te Pd se pse flasin kot si palla nuk i marr vesh

    Përgjigju
  • Edison: 27/06/2022 12:55

    Aman si i degjoni keto te PD na hapen barkun

    Përgjigju
  • Lea: 27/06/2022 12:49

    Kush meret akoma me pd aman kto te pd jan per te ardhur keq

    Përgjigju
  • Gesi: 27/06/2022 12:48

    Sa keq me vjen qe bejn protesta te tilla nuk e di kush meret akoma me saliun

    Përgjigju
  • Bora: 27/06/2022 12:39

    Si kuptoj kta te PD se cfare duan kur populli si beson me dhe sjan te zote per asgje

    Përgjigju
  • Anisa: 27/06/2022 12:38

    Aman kto t PD vetem protesta din te bejn dhe rromuja asnje gje tjeter

    Përgjigju
  • Marko: 27/06/2022 12:36

    Puna e rames duket qart ne cdo vend te shqiperis prandaj nuk ka goje te flas askush berisha si gjithmon nga qe nuk arri ta konkurroj dot e fillon te bej protesta e pakenaqesi ne popull

    Përgjigju
  • Oliger: 27/06/2022 12:31

    Kot i bejne protestat se Rames si afrohen aa te maja gishtit…mjer nje pakice qe i shkon prap Saliut

    Përgjigju
  • Geri: 27/06/2022 12:30

    Keto te PD-se vetem protesta dine te bejne…me vjen keq qe kwto njerez na rrethojne

    Përgjigju
  • Alfred: 27/06/2022 12:29

    Hahahaha shif opinionistat e leshit ca thone

    Përgjigju
  • Redi: 27/06/2022 12:28

    Kur beni te gjithe si te Zgjuar o zot i madh skuptoheni fare

    Përgjigju
  • Aldo: 27/06/2022 12:27

    Sali berisha akoma se kupton qe populli se beson me sepse eshte nje person qe e ka shkatrruar kete vend dhe po mundohet akoma ta bej kete gje por tashme koha e tij ka ikur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?