Gjashtë fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje. Këto janë bilancet e Skënderbeut në 16 javët e sezonit në Superligë. Korçarët ia kanë dalë që të sigurojnë 22 pikë për vendin e katërt dhe për momentin janë në "final four".
Në Korçë po punojnë me një strategji të re, çka do të thotë se asnjë element i vyer për klubin nuk do largohet në merkaton e janarit që është pranë. Thënë kjo, as emra si Ermir Rashica nuk do mund të nënshkruajnë me ekipe të tjera, paçka ofertave në drejtim të tyre.
Drejtori Sportiv Ardi Gjançi po punon për afrime në ekip, me bardhekuqtë që pritet të përforcohen me emra cilësorë në të gjitha repartet. Nuk përjashtohet mundësia e huazimeve për lojtarët që nuk kanë shumë minuta në këtë gjysmë-sezon.