TIRANË- Superliga Shqiptare e futbollit ka dhuruar emocione dhe shumë të papritura në dy ndeshjet e para çelëse të javës së 15-të të saj.
Kështu në Kukës, blutë e Artim Shaqirit nuk arritën të depërtonin në murin mbrojtës të ngritur nga fierakët, që morën një pikë të çmuar në Kukës dhe i afrohen zonës së mbijetesës. Nga krahu tjetër në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, Skënderbeu fitoi me shumë mund ndaj Teutës, që u përballë si e barabartë me kampionët e shqipërisë.
-Teuta jo aq e fortë sa të marrë pikë në Korçë-
Ka momente kur edhe pse jep maksimumin, forca jote është sërish më e vogël se kundërshtarit. Kjo është ajo që ndodhi në Korçë, ku ujqërit vuajtën në strofullën e tyre, por në fund morën një trepikësh të çmuar përballë Teutës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për vendasit, të cilët përmes Shehut shndëruan në gol një 11-të metërsh të fituar në minutën e 42', edhe pse korçarët ishin me 10-të lojtar për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga Vangjeli në të 38-ën, ndërsa pjesa e dytë ishte një betejë e hapur që prodhoi 4 gola dhe spektakël. Por mungesa e lojtarit nuk u ndjeh në fillim të pjesës së dytë, kur skuadra e Josës trefishi rezultatin. Fillimisht shënoi Alikaj në të 60-ën, ndërsa trefishoi Olianyka 6-të minuta më vonë. Ky avantazh vuri në gjumë ujqërit të cilët rrezikuan edhe të barazoheshin nga "miqtë". Kur u duk se gjithçka do të mbyllej, është Hyseni për Teutën që realizon në të 78-ën dhe rihap takimin. Vetëm 4 minuta më vonë Teuta gjen edhe golin e dytë me anë të Bruno Ditës i cili rezlizon nga distanca, duke shokuar totalisht korcarët. Minutat e mbetura kanë qenë një ankth i vërtetë për Skënderbeun pasi Teuta ushtroi presion deri në sekondën e fundit të lojës. Mbyllet gjithçka 3-2. Një fitore me vlera për Skënderbneun e cila i mban korcaët përkohësisht në krye të klasifikimit, me Partizanin dhe Tiranën të cilët kanë një ndeshje më pak. Tashmë Skënderbeu ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Partizanin e vendit të parë, por kujtojmë të kuqtë kanë një ndeshje mangut, pasi të hënë do të përballen me Tiranën në derbin e kryeqytetit.
Nesër: Elbasani-Vllaznia dhe Laçi-Flamurtari, të hënën Derbi
Gjatë ditës së nesërme, më konkretisht në orën 13:00 do të marrin jetë dy ndeshjet e tjera të javës së 15-të të superligës. Në laç, kurbinasit do të presin Flamurtarin e Vlorës në mesin e tabelës, që mund të ndajë përfundimisht fatet e skuadrave. Në krahun tjetër Elbasani do të persë në fushën e saj Vllazninë, në një takim vendasit luajnë një shans të artë për të ndezur një fije shpresë drejt mbijetesës, ndërsa shkodranët luajnë transfertën e dytë radhazi jashtë mureve të shtëpisë. Të parën e mbylli me sukses në Fier javën e shkuar.Klasifikimi: Skënderbeu 30 pikë, Partizani 30 Pikë, Tirana 29 Pikë, Kukësi 28 Pikë, Laçi 20 Pikë, Flamurtari 18 Pikë, Vllaznia 18 Pikë, Teuta 13 Pikë, Apollonia 9 pikë dhe Elbasani 6 Pikë.
*Skënderbeu, Kukësi, Apollonia dhe Teuta janë 1 ndeshje më shumë./ATSH/
/Shqiptarja.com