Skënderbeu ka marrë tre pikët e radhës në kampionat pasi ka mundur Luftëtarin 0-2 në transfertën e Gjirokastrës. Një ndeshje e dominuar nga korçarët që gjithesi u mbyll me rrjeta të paprekura në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës fillimisht Hoxhaj dhe më pas Dita shënuan golat e fitores. Me këtë rezultat ekipi I drejtuar nga Orges Shehi merr përkohësisht vendin e parë në Superligë, me 17-t pikë, 1 më shumë se Partizani që nesër luan takimin e javës së tetë kundër Kukësit.
Ndërkohë në Kamëz është zhvilluar një ndeshje dramatike mes vendasve dhe Flamurtarit. Një 90 minutësh që prodhoi 4 gola, por jo fitues. Fillimisht në avantazh kaluan vendasit me Plakun, por më pas vlonjatët arritën të përmbysnin shifrat me Bushiç dhe Mustën. Nuk ishte e thënë që Flamurtari të rikthehej te fitoret pasi Roloviç barazoi shifrat në minutën e 83-t, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Pas 8 javësh kampionat Flamurtari renditet I 5-I me 11 pikë, ndërsa Kamza e teta me 7-t pikë.
Komento