Skënderbeu i fundit pas disfatës me Vllazninë, trajneri Gjoka: Skuadra s'e përballon presionin! Në Elbasan u dhunua drejtori i Dinamos

Fitorja 0-2 kundër Teutës i jep mundësinë Partizanit të ruajë kreun e Superligës edhe pas javës së 21. Në Durrës realizoi fillimisht mbrojtësi Janjeva në pjesën e dytë, ndërsa në vijim dyfishoi për 3 pikët Podstrelov.

Fitoren e parë për 2025 mori edhe Dinamo, që në Elbasan Arena mposhti 3-1 Elbasanin. Një përballje që pati dhunë në shkallët e stadiumit, teksa fillimisht u përplasën dy tifozëritë, ndërsa në tribunë u sulmua fizikisht drejtori i ‘nëndetëses’ Ermal Barushi. Për ngjarjen pati disa të shoqëruar në polici, ndërsa ky ishte një inat i mbartur mes dy tifozërive që nga faza e parë.

3 pikët, por me rezultatin e thellë 0-4 mori Vllaznia kundër Skënderbeut. Korçarët zhyten akoma më shumë në vendin e fundit.

“Gjithçka e kisha menduar por jo këtë rezultat. Ndoshta skuadra nuk e përballon dot këtë presion. Na dëmtoi shumë goli i parë me atë penallti që mund të ishte evidentuar. Na rëndoi psikologjikisht,”-u shpreh Ernest Gjoka, trajner i Skënderbeut.

“Nuk e kishim menduar se do vinim këtu dhe do ishte një ndeshje kaq e thjeshtë, pasi fazën e parë në Korçë e kishim shumë të vështirë. E morëm përballjen shumë seriozisht dhe kjo fitore sot sigurisht që na jep besim për ndeshjen e ardhshme,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Kjo ishte java e skuadrave që luftojnë në titull, pasi edhe Egnatia mposhti 0-4 Tiranën. Si rrogozhinasit, ashtu edhe Dinamo, Partizani dhe Vllaznia ia dolën në transfertë, ndërsa të 4 skuadrat e para kanë krijuar diferencë më pjesën tjetër të tabelës. Aktualisht Partizani i vendit të parë ka 37 pikë, po aq sa Dinamo dhe Vllaznia, ndërsa Egnatia e vendit të 4 ka vetëm 1 pikë më pak.

Sfida tjetër e kësaj jave, e luajtur të shtunën mes Laçit dhe Bylisit u fitua 0-3 nga ballshiotët. Kjo ishte fitorja e 2 radhazi për skuadrën e Nevil Dedes, që nga e fundit është ngjitur në vendin e 6.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump largohet nga kisha St. John për në Shtëpinë e Bardhë

Trump largohet nga kisha St. John për në Shtëpinë e Bardhë