Skëndërbeu i pandalshëm, shtyp
Teutën në Durrës, e mund 4-1

Skëndërbeu i pandalshëm, shtyp<br />Teutën në Durrës, e mund 4-1<br>
Skënderbeu është i pandalshëm. Korçarët dhurojnë një tjetër provë force duke mposhtur Teutën në "Niko Dovana" 4-1 dhe janë të vetëm në kryesimin e Superligës me 19 pikë pas 7 javëve kampionat. Skuadra e Maganit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Amadu Latif.

Sulmuesi shënon një gol të bukur me kokë pas krosimit të Hakaj. Në fraksionin e dytë Skënderbeu dhuron një paraqitje fantastike duke përmbysur rezultatin.Fillimisht në minutën e 50-të ai që barazon është Afrim Taku që nga fare pranë mposht portierin e durrsakëve.Mësymja e korçarëve në portën e Teutës sapo ka filluar. Skënderbeu fiton një penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë dhe ai që e kthen në gol është Sabien Lilaj.

Djemtë e Ilir Dajës marrin avantazhin me këtë njëmbëdhjetë metërsh dhe nuk ndalen më.Në minutën e 72-të do të vijë edhe goli i Ali Soue.

Qëndërsulmuesi shënon me kokë nga brenda zone për të fiksuar shifrat në 3-1 për Skënderbeun.Goli i kartët dhe i fundit i takimit do të shënohet nga një tjetër njëmbëdhjetë metërsh por nga Gjergji Muzaka. Mesfushori nuk gabon përballë Moçkës që dorëzohet për herë të katërt. Skënderbeu përmbys Teutën duke fituar 4-1 në Durrës dhe kryeson i vetëm Superligën me 19 pikë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat