Skënderbeu mbush arkën me
miliona euro/Shorti në grupe

Skënderbeu mbush arkën me<br />miliona euro/Shorti në grupe
Sot në mesditë në orën 13:00 Skënderbeu pas përsëritjes së historisë mbrëmë me kualifikimin do të njohë kundërshtarët në fazën e grupeve.
 
Ekipi shqiptar ndodhet në vazon e 4, ndërsa nuk përjashton përplasje me Milanin, Arsenalin, Lionin apo ekipe të tjera të forta që ndodhen në vazon e parë.
 
Kualifikimi ndaj Dinamos i ka sjellë Skënderbeut edhe mbushjen e arkës. Për kalimin e tureve Skënderbeu ka përfituar 670 mijë euro, ndërsa për kalimin në grupe 3,6 milionë euro.
 
Por kësaj shume mund t’i shtohen edhe të tjera në varësi nga paraqitja në grupe, pasi për cdo fitore do të merrnin 360 mijë euro, ndërsa për barazimin 120 mijë euro.
 
Presidenti i Skënderbeut ka shprehur dëshirën që shorti t’i vendosë përballë emrave të mëdhenj, megjithatë për të mësuar gjithçka duhet të presim edhe pak orë.
 
 
4 VAZOT
Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Vijareal, Bilbao, Lacio, Milan, Viktoria Plzen, Salcburg, Kopenhagë, Braga.
 
Vazo 2: Steaua, Ludogorets, Everton, BATE, Jang Bojz, Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nicë
 
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenhajm, Këln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zylte Varegem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva
 
Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Bashakshehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zhilin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE