Skënderbeu për herë të 6-të
radhazi kampion i Shqipërisë

Skënderbeu për herë të 6-të<br />radhazi kampion i Shqipërisë
Skënderbeu e bën diktaturë duke siguruar titullin e 6-të kampion radhazi në Kategorinë Superiore një rekord më vete. Për Partizanin titulli mbeti edhe këtë sezon një ëndërr.

Korçarëve në Vlorë u duhej vetëm fitorja për të pasur vet në dorë fatin e tyre dhe atë e arritën. Nën sytë e Kryeministrit Rama, por në një atmosferë jo miqësore djemtë e trajnerit Josa fituan 2-0 dhe me 79 pikë sigurojnë titullin kampion.

Latifi që në minutën e 9-të i dha qetësinë juglindorëve ndërsa goli i Sebino Plakut në pjesën e dytë largoi përfundimisht frikën. Skënderbeu Kampion por festa dhe dorëzimi i Kupës së Kampionit do të bëhet nesër në Korçë.


(Festimet e tifozëve korçarë në stadiumin e Vlorës dhe në Korçë për fitoren e Skënderbeut)

Në “Qemal Stafa” Partizani priste të festonte titullin pas 23 vitesh, por kjo nuk ndodhi pasi të kuqtë fatin nuk e kishin në dorën e tyre.

Në një stadium të tejmbushur, Partizani kalon në avantazh me të përhershin Sukaj, por duke mësuar edhe rezultatin në Vlorë që nuk i favorizon, të kuqtë e shohin veten të barazohen nga Teuta.

"Djemtë e detit" shënojnë edhe golin e dytë dhe fitojnë 2-1 në kryeqytet. Gjithsesi durrsakët me këtë rezultat nuk shkojnë në Europë pasi Kukësi mposht Tiranën 2-1 dhe ruan vendin e tretë.


(Tifozët e Partizanit duke u larguar nga Stadiumi Qemal Stafa pas përfundimit të ndeshjes)


Një Kategori më poshtë bien Bylisi dhe Tërbuni.

Ora 19:52 Josa: Titullin i'a dedikoj babit, më të mirët ishim ne
Ndërkohë trajneri Mirel Josa tha se në fillim i druhej ndeshjes së sotme ndërkohë që theksoi se Skënderbeu ka udhëhequr që në dhjetor dhe nuk kishte dyshim për fitoren.

Në një prononcim për Report TV Josa tha se fitoren ja dedikon babit të tij i cili nuk jeton më.


(Lidhja telefonike e Josës për Report TV)

Ora 19:30 Takaj: Ky titulli më i vështirë, grupet e Champions ëndërr, grupet e Europa League të arritshme
Në një prononcim për, Report TV, pas ndeshjes dhe konfirmimit zyrtar të fitores, Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u shpreh i entuziazmuar kur tha se ky është titulli më i veshtire e ndoshta me i bukur

Takaj tha se premio për lojtarët e Skënderbeut do të jetë 100 mijë euro, çmim ky i caktuar që në fillim të sezonit.

“Këto janë ndeshje me presion të madh, vit i lodhshëm i vështirë. Eksperienca e Skënderbeut bëri që ne ta fitojmë edhe këtë herë. Kjo është premio e Skënderbeut që e fitoi, premio është 100 mijë euro që në fillim të sezonit që do ishte kjo.

Nesër në orën 20:00 do të jepet kupa dhe do të bëhet festa në Korçë, tha Taka, duke theksuar se Europa League e Champions është synimi i Skënderbeut në fazat në vijim.

Në fund ai bëri edhe një batutë duke ju përgjigjur presidentit të FSHF-së Armando Dukës i cili do të dëshironte Partizanin kampion.

Duka parashikues i keq, do ti duhet të vijë në Korçë”- tha Takaj me humor


(Lidhja telefonike e Presidentit Takaj për Report TV)

tabela

skenderbeu
skenderbeu
(Ndeshja Flamurtari - Skënderbeu në Vlorë)

Rama në Vlorë për Flamurtari-Skënderbeu, blindohet stadiumi
Dy supersfidat e këtij fund kampionati, Flamurtari-Skënderbeu dhe Partizani-Teuta, kanë "përçarë" radhët e mezhorancës.
 
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut do të ndiqet edhe nga përfaqësues të kabinetit qeveritar. Kështu, kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Mbrojtjes, kanë zgjedhur të ndjekin ndeshjen kampionëve në fuqi me vlonjatët vendas.
 
Në stadiumin "Qemal Stafa", për Partizani-Teuta do të ketë gjithashtu përfaqësues të shumtë nga radhët e mazhorancës.
 
Ajo që bie në sy janë edhe masat e rrepta të sigurisë. Qindra forca policie, ndër ta edhe RENEA janë angazhuar për mbarëvajtjen e supersfidave të javës së fundit të kampionatit shqiptar të futbollit. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!