Skënderbeu siguron një kualifikim historik përballë ekipit të Neftcit, pasi e mundi me rezultatin 1-0 duke kaluar në turin e tretë për herë të parë. Heroi i ndeshjes për kampionët e Shqipërisë ishte Orelesi, që vendosi me golin e tij në minutën e 115’. Ndeshja e parë përfundoi 0-0. Në turin e tretë Skënderbeu do të ndeshet me ekipin e Shaktor Karagardin, pasi eliminoi Bate Borisovin. Nga turi i dytë, Skënderbeu përfitoi 150 mijë euro, ndërsa në turin e tretë do të përfitojë 1 milionë euro. Ndeshja ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në 120 minuta.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e mirë për ekipin e Skënderbeut që ka qenë në superioritet në krahasim me ekipin e Neftcit të Bakusë që nuk ka qenë në lartësinë në ndeshjes së parë që u zhvillua në Azerbajxhan. Skënderbeu luan mirë në mesfushë me Shkëmbin dhe Orelesin, ndërsa nga krahët janë Sefa me Likën që furnizojnë me topa të gjatë dhe të saktë sulmuesin Pejic. Kampionët e Shqipërisë tentojnë disa herë që të vendosin në vështirësi ekipin kundërshtar, por mbrojtja azere ka qenë në lartësinë e duhur duke bllokuar cdo iniciativë të korcarëve. Në mesin e pjesës së parë është shkodrani Gilman Lika, cili përmes një inkursioni personal niset nga mbrojtja drejt mesfushës dhe më pas në sulm, por në momentin e fundit kur po bëhej gati për të gjuajtur mbrojtja vendase i heq topin nga këmbët duke humbur një mundësi të artë për të rrezikuar seriozisht portën mike.

Ndërsa në minutën e 30 radhën e kanë miqtë për të rrezikuar me Vobay që lëshon një predhë nga rreth 30 metra dhe Shehi gjendet në befasi e vështirësi, por me gjoks arrin ta devijojë topin në këndore  duke u hequr një mundësi të mirë miqve për të shënuar. Me këtë rezultat, pa gola mbyllet edhe pjesa e parë, pavarësisht rasteve të shumta. Në pjesën e dytë, Skënderbeu zbret më i karikuar në fushë, aq më tepër edhe me mbështetjen e tifozerisë vendase, e cila nuk ka ndaluar për asnjë minutë. Në fund të pjesës së dytë Skënderbeu ka rastet e arta për të shënuar dy herë, fillimisht Pejic përballë gardianit mik gabon, ndërsa në minutat shtesë Pejic pengohet para portës, arbitri sinjalizon goditje dënimi dhe largon mbrojtësin e Neftcit me të kuq. Shkëmbi gjuan fuqishëm, grushton Stamenkovic, gjuan me kokë Abazi por mbi tranvers.

Arbitri polak vërshëllen duke e dërguar ndeshjen në shtesë. Në shtesën e parë Skënderbeu dominon në fushë duke rrezikuar shumë herë portën e Neftcit, madje duke goditur edhe shtyllën, por fati nuk është me Korcën, pasi topi nuk e gjen kuadratin. Në shtesën e dytë kur të gjithë po mendon penalltitë si zgjidhjen e vetme është Orelesi që godet fuqishëm nga jashtë zone dhe me ndihmën e mbrojtjes, pasi një devijimi të lehtë dërgon topin në rrjetë duke i dhuruar kualifikimin Skënderbeut.

Redaksia online
(db/shqiptarja.com)