TIRANË- Skënderbeu i Korçës shpallet superkampion i Shqipërisë, pasi mundi me rezultation1-0 Flamurtarin e Vlorës në Stadiumin "Qemal Stafa" Tiranë.
Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet nxorri edhe njëherë në pah forcën e kampionëve të shqipërisë të cilët vijojnë të dominojnë skenën e futbollit Shqiptar, ndërsa hero i takimit ishte malezi Nimaga, që shënoi dhe golin e fitores për skuadrën e Mirel Josës.
Kampionët e Shqipërisë me këtë fitore ngjiten në kuotën e pesë trofeve rradhazi, ndërsa sa i takon Superkupës së Shqipërisë është i dyti rradhazi, pas fitores me 11-të metërsha vitin e shkuar ndaj Laçit.

Dy skuadrat luanin për herë të parë me njëra-tjetrën për këtë trofe, ndërsa rivaliteti mes bregdetarëve dhe juglindorëve u vu re që në sekondat e para. 45 minutat e para ishin tejet të ashpra, me ndërhyrje të shpeshta nga ana e të dyja skuadrave dhe rastet nuk munguan.

Pjesa e dytë mund të themi se u nda në dy seksione deri në minutan e 52' Korçarët që dominuan katërkëndëshin e gjelbër. Berisha menjëherë dha sinjalin me një goditje nga jashtë zone, por pa sukses. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 52-të, kur pas një këmbengulje të gjatë në zonë, malezi Nimaga goditi saktë brenda në zonë duke mposhtur Likën.

Nga ky moment skuadra e teknikut Gjoka e cila mori në dorë frenat e lojës, por pa rrezikuar asnjëherë seriozisht portën e Skënderbeut, ndërsa në lojë hyri dhe blejra e re të kuq e zinjëve, Gilberto Fortunat.  Në minutën e 61-të, Douglas Mendes pati shansin e artë, por nga dy hapa nuk e dërgoi topin në rrjetë. Pak sekonda më pas provoi dhe Gilberto por jo saktë. Ashtu sic nuk u tregua i saktë dhe Progni nga jashtë zone në të 63-tën. Ndeshja ishte më e hapur dhe në të 72-tën, Vucaj harkoi drejt zonës një top të lartë që u devijua në goditje këndi nga mbrojtësit e Skënderbeut. Por edhe pse presioni i bregdetarëve si vinte dhe rritej, korçarët përfituan nga hapësirat prapa dhe në sekondat e fundit të minutës së 90-të, një zbritje e shpejtë e kampionëve në shqipërisë i dha mundësi Berishës të gjendej i vetëm përball Likës, por gaboj dhe nuk mundi të dyfishoj rezultatin. /ATSH/