Superliga shqiptare mbylli sot javën e 24-t, teksa u luajtën tre duele. Duke nisur nga 13:30, Erzeni humbi 0-3 nga Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Në 17:00 në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 2-1 me kryesuesit e Egnatias.
Në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni që luan si vendas nuk pati asnjë shans dhe humbi 0-3 me Skënderbeun. Korçarët e Gvozdenovic shënuan që pas tre minutave lojë me Franklin, para se Nikaj të dyfishonte në të shtatën minutë nga penalltia. Në pjesën e parë Erzeni gaboi me Kahrimanovic, që shpërdoroi nga penalltia. Ishte Alia që kuptoi krahun dhe priti 11 metërshin. Sërish Nikaj për korçarët "vulosi" gjithçka në të 76 minutë me golin e tretë.
Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Të parët në avantazh ishin Blutë e Mehmetit që shënuan me Denisson Silva. Ishte Klinti Qato në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat në të 72 minutë me një kryevepër nga jashtë zone.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia vendase fitoi 2-1 me Egnatian. Ende pa u nxehur mirë loja, Bekim Balaj në minutën e tretë kaloi shkodranët në epërsi. Duhej minuta e 27-të që Edison Ndreca të vendoste ekuilibrat. Fitorja e Vllaznisë erdhi pas goli të Ildi Grudës në minutën e 54. Kështu Vllaznia me 40 pikë barazon Partizanin në vendin e dytë dhe sheh Egnatian në krye me tëtë pikë më shumë.
Kujtojmë se dje Teuta mundi 1-0 Kukësin, ndërsa Partizani fitoi 2-1 derbin me Tiranën në "Air Albania".
Superliga, java 24:
E premte
Teuta 1-0 Kukësi
Partizani 2-1 Tirana
E shtunë
Erzeni 0-3 Skënderbeu
Laçi 1-1 Dinamo
Vllaznia 2-1 Egnatia
Renditja: